E premte, 2024-05-03, 5:09 AM
BigBrother ALbania 2
Main | 5 Keshilla per nje zemer te shendetshme - Forum | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Shkenca » Mjekesia » 5 Keshilla per nje zemer te shendetshme (Lexo dhe shkruaj)
5 Keshilla per nje zemer te shendetshme
Arm1nDate: E hene, 2008-07-07, 6:01 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrator
Messages: 266
Reputation: 4
Status: Offline
Problemet me zemrën mund të jenë shkaktarë kryesorë
të vdekjeve në femra dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar
si një risk tuajin.

Edhe pse nuk mund të keni fuqinë të ndryshoni
disa faktorë riskues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjitmonë në
dorë të jetoni me stil.

Shmangni dëmtimet në zemër, duke lënë duhanin,
bëni ushtrime rregullisht dhe hani ushqime të shëndetshme. Ja 5 strategjitë nga
mund të marrësh startin:

1. Mos pini duhan!

Nëse i bëni dalje
duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet.

Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të
ulët, janë njësoj riskues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në
ambientin ku pihet nga të tjerët.

Femrat që pijnë duhan janë shumë herë
më të riskuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35
vjeç.

Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar
qoftë edhe një vit jetë. Lajm i mirë: Nuk ka problem sa vite keni qenë
duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.

2. Ushtrime,
ushtrime, ushtrime

Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e
mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinura
me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore
normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër.

Ato ndihmojnë reduktimin
e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit.

Kardiologët rekamondojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo
e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë.

Dhe kujtohuni që këtu
përfshihen edhe shëtitjet në lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkallëve, etj.
Pra ju këshillohet të mos rrisni kohën e vrapit, por intensitetin fizik të
jetës.

3. Ushqime të shëndetshmë për zemrën

Përdorni një dietë
të pasur me fruta, perime, drithra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin
e yndyrnave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht.

Përdorni groshët dhe
thjerëzat në vend të mishit.

Frutat dhe perimet janë parandaluesit
kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet
kardoilogët.

Gjithashtu pijet alkolike ndihmojnë për një zemër të
shëndetshme, por pa e tepëruar, Rekomandohen dy pije alkolike në ditë për burrat
dhe një për femrat.

4. Ruani peshën normale

Si mund ta dini që
keni një peshë të shëndetshme? Mbipesha është e rrezikshme.

25 kg më
shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi mund të jesh në
risk.

Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë
trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të
zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër.

Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në
10 për qind rrezikun nga ataku.

5. Bëni rregullisht ekzaminime

Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin
kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën.

Ekzaminiminet e rregullta ju
tregojnë rrugën se ku të mjekoheni:

Hipertensioni : Ekzaminimet nisin që
në fëmijëri. Ju duhet ta bëni këtë të paktën çdo dy vjet. Presioni normal është
më pak se 120/80.

Niveli i kolesterolit në gjak . Ju këshillohet testim
i rregullt jo vetëm të rriturve por edhe fëmijëve

Sëmundjet e zemrës ka
raste që shmangen.

Ndiqni këshillat për një stil jete të kënaqshëm, mos
e komplikoni jetën dhe asnjëherë mos u ndjeni të vetëhumbur.


Im Here Your Game Is Over
 
AlbbaDate: E marte, 2008-07-15, 5:04 PM | Message # 2
Sergeant
Group: Users
Messages: 23
Reputation: 0
Status: Offline
6 kshilla per parandalimin e Sulmeve te zemres:

Ndërpreni pirjen e duhanit!
Pirja e duhanit për tri herë i zmadhon gjasat te gratë që të përjetojnë sulm në zemër. Nëse ndërpreni me pirjen e duhanit ky rrezik përgjysmohet për vetëm dy vjet, ndërsa 10 vjet pasi që keni pushuar me pirjen e duhanit rreziku kthehet në normalen.

Dobësohuni!
Sasia më e madhe e yndyrës veçmas rreth belit tuaj e zmadhon rrezikun nga sulmi në zemër ose sulmi. Trashësia e tepëruar mund të sjellë deri te paraqitja e diabetit që është po ashtu faktor i madh i rrezikut. Mjekët rekomandojnë dietë me kalori të zvogëluara, shumë perime dhe produkte drithërore, si dhe 30 minuta stërvitje të kohëpaskohshme në ditë.

Zvogëloni holesterolin!
Yndyrërat e rëndësishme – holesteroli dhe tregliceridi – janë faktorë të rëndësishëm të rrezikut. Edhe pse mjekët tradicionalisht përqendrohen në nivelin e LDL-së (holesterolit të keq), HDL-ja (holesteroli i mirë) ndoshta është parashikues më i mirë i rrezikut nga sëmundja e zemrës te gratë. Gratë duhet ta ruajnë nivelin e HDL holesterollit në një nivel sa është e mundshme më të lartë.

Kontrolloni tensionin e gjakut!
Tensioni i lartë i gjakut parashikon që zemra më rëndë ta lëviz gjakun nëpër trup. Më shumë se gjysma e grave në moshën 45 vjeçare e kanë këtë problem me çka rritet rreziku nga sëmundjet e zemrës ose goditja. Nëse humbni frymëmarrjen kur do të lodheni mos e injoroni atë, shkoni në mjek. E nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut trajtoheni me dietë të saktë, stërvitje dhe barna nëse është e nevojshme.

Mos llogaritni në hormonet!
Hormonet i mbrojnë gratë më të reja nga sëmundjet e zemrës, por siç e dimë tani zëvendësimi hormonal nuk i mbron gratë gjatë menopauzës – në fakt madje edhe e zmadhon rrezikun te gratë të cilat veçmë kanë pasur sulm në zemër. Antibebi pilulat janë të sigurta nëse nuk jeni më e vjetër se 35 vjet, nuk pini duhan ose nuk keni tension të lartë të gjakut.

Zvogëloni stresin!
Stresi kronik e zmadhon rrezikun nga sëmundja e zemrës me atë që shpie drejt shprehive të liga siç janë pirja e duhanit, pirja e tepëruar dhe ngrënia e ushqimit të joshëndetshëm. Stërvitja e jogës dhe meditimi mund ta zvogëlojnë stresin, ndërsa efektin e njëjtë e ka edhe gjumi i mirë. Nëse jeni të deprimuar kërkoni ndihmë dhe nëse është e nevojshme shërrohuni.


Try or die trying..!!
 
Forum » Shkenca » Mjekesia » 5 Keshilla per nje zemer te shendetshme (Lexo dhe shkruaj)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024 Powered by uCoz