E premte, 2024-05-03, 1:36 PM
BigBrother ALbania 2
Main | Regullat e Forumit - Forum | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Shoqëria » Regullat e Forumit » Regullat e Forumit (Lexoni dhe respektoni)
Regullat e Forumit
Arm1nDate: E hene, 2008-07-07, 10:35 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrator
Messages: 266
Reputation: 4
Status: Offline
REGULLAT e Forumit
Mirëserdhët në FORUM!
Regjistrimi në forumin është falas. Pasi që jeni regjistruar në forum ju i pranoni rregullat dhe rregulloren e forumit. Është detyra jonë që ta kontrollojmë forumin dhe ta mirëmbajmë. Thyerja e rregullave mund të sjellë deri tek largimi i anëtarëve nga forumi. Të gjitha vendimet e Administratorëve dhe Moderatorëve janë përfundimtare.

Ky është një forum shqiptar dhe gjuha Shqipe është gjuha që duhet të përdoret në forum.

Rregullat kryesore të forumit.

1. Sjellja shoqërore
Asnjë shkrim me përmbajtje raciste, nacionaliste apo fyese nuk do të tolerohet. Të gjitha shkrimet e tilla do të fshihen pa paralajmërim. Këtu bëjnë pjesë edhe fotografitë me përmbajtje të papranueshme. Kërcënimet ndaj anëtarëve të tjerë nuk do të tolerohen. Ju jeni i mirëseardhur që të shprehni mendimet tuaj dhe të sfidoni të tjerët me mendimet apo opinionet tuaja, por në mënyrë të rrespektueshme dhe pa e fyer askë. Fyerja e anëtarëve mund të sjellë deri te përjashtimi i anëtarit.

2. Përsëritja e temave
Mos hapni tema të njejta në shumë rubrika njëkohësisht. Para se të hapni një temë shikoni se a egziston ajo temv në Forum. Temat e përsëritura do të fshihen dhe do të nuk do të fshihet ajo e cila është hapur në rubrikën përkatëse. Ju lusim që gjatë hapjes së temave të hapni temat në rubrikat përkatëse.
.

3. Gjuha e Forumit
Forumi jone është forum në gjuhën shqipe dhe të gjitha postimet në forum duhet të bëhen në gjuhën shqipe, përveç citimeve, teksteve të këngëve, termave internacional, etj. Në forum të përdoren sa më pak lokalizmat dhe të mundohemi të shkruajmë me gjuhë sa më të pastër.

4. Moderatorët
Moderatorë kanë të drejtë të bëhen anëtarët e rregullt të cilët kanë një numër të konsiderueshëm të postimeve. Poashtu për të qenë Moderatorë, anëtari i forumit nuk duhet të ketë pranuar vërejtje paraprakisht nga Admin/Mod të forumit. Për t'u bërë Moderator ju duhet të parashtroni kërkesën tek Administratori i forumit dhe ne brenda një kohe të shkurtër do t'ju kthejmë përgjegje. Administratorët/Moderatorët kanë për detyrë që të mirëmbajnë punën e forumit. Ata nuk janë kundër askujt personalisht dhe nëse ndonjëherë ju fshihet postimi mos mendoni se Admin/Mod ka diçka personale kundër jush.

5. Editimi i postimeve
Administratorët/Moderatorët kanë të drejtë të editojnë apo fshijnë postimet tuaja nga forumi nëse janë në kundrshtim me Rregulloren e Forumit. Nëse mendoni se iu është bërë e padrejtë në fshirjen apo editimin e postimeve ju lutem kontaktoni Administratorin e Forumit.

6.Nuk duhet te bëni dallime fetare!
Shqipëtarët janë një popull me disa komunitete fetare dhe aspak homogjen kur vjen fjala te feja. Duke mbajtur parasysh këtë fakt në mendje, çdo anetar duhet të tregohet jashtëzakonisht i ndjeshëm në mendimet apo paragjykimet që ai mund të ketë për një fe apo komunitet të caktuar. Në forumin shqiptar këto paragjykime fetare nuk janë të lejuara dhe masa ekstreme merren në raste të tilla. Ne njohim të drejtën e cdo shqiptari për të besuar/mosbesuar në Zot dhe jemi mundur që të akomodojmë çdo komunitet me forumin e tyre. Çdo besimtar në forum ka vendin e tij në komunitetin e tij brënda forumit studentor, por askush nuk duhet të japi mendime apo provokojë mendimet e një komuniteti të caktuar të cilit nuk i përket. Harmonia fetare është guri themelor i kombit shqiptar.

7. Moderimi

Stafi bazohet në rregulloren e mësipërme në punën e tij. Në asnjë rast nuk mund të ndryshohen shkrimet dhe përmbajtja e tyre pa u bazuar në rregullor

Stafi i argumentet.com mbanë të drejtën për të ndryshuar Rregulloren e Forumit në çdo kohë.

Diskutim të këndshëm në FORUM


Im Here Your Game Is Over
 
astritDate: E hene, 2008-07-14, 0:09 AM | Message # 2
Major
Group: Administrator
Messages: 150
Reputation: 0
Status: Offline
ahaaaaa sa rregulla sen e lexoj vallahe....

You need people like me...
 
Hon1Date: E shtune, 2009-02-07, 5:03 PM | Message # 3
Sergeant
Group: Moderator
Messages: 27
Reputation: 0
Status: Offline
aa shaum konkan xhimsat i lexova sot xhimsat neser :D:D
 
Forum » Shoqëria » Regullat e Forumit » Regullat e Forumit (Lexoni dhe respektoni)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024 Powered by uCoz