Spanja kampion i ri evropian * Fernando Torres ka shënuar golin e vetëm në ndeshjen finale të kampionatit evropian, Euro 2008, të zhvilluar në stadiumin Ernst Happel në Vjenë, gjatë të cilës ndeshje kombëtarja spanjolle dominoi lojën përballë asaj gjermane, duke u shpallur kampion i ri evropian.
* Goli i Fernando Torres erdhi pas 33 minutash lojë, që ishte i mjaftueshëm t’i sjellë Spanjës trofeun e kampionit të Evropës, pas 44 vitesh. Sulmuesi i Liverpoolit pranoi një pasim nga Xavi Hernandez, dhe pasi që fitoi dyluftimin me Philipp Lahm, dërgoi topin në rrjetë prapa portierit gjerman, Jens Lehmann.
* Gjermania u duk më agresive në fillim të ndeshjes, por spanjollët rimorën kontrollin dhe pas shënimit të golit ishin më të qetë dominuan ndeshjen.
* Për Spanjën kjo ishte finalja e parë në kampionatet evropiane që nga vitit 1984, ndërsa triumfi i parë që nga viti 1964.