E merkure, 2025-01-15, 1:43 AM
BigBrother ALbania 2
Main | Njëzet sëmundjet vdekjeprurëse - Forum | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Njëzet sëmundjet vdekjeprurëse
Arm1nDate: E hene, 2008-07-07, 6:06 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrator
Messages: 266
Reputation: 4
Status: Offline
Shkaqet e formimit dhe kafshët që mund t’ju përcjellin viruse bartëse

Sëmundje të ndryshme e kanë shoqëruar njerëzimin që nga fillimet e tij e deri në ditët tona. Shumë prej tyre janë vënë nën kontroll, disa janë reduktuar plotësisht, por ende ekzistojnë disa sëmundje, të cilat janë akoma të tmerrshme në forcën e plotë të tyre. Që nga vitet 1970 janë më shumë se 20 sëmundje, të panjohura më parë, për të cilat ende nuk është identifikuar një trajtim i plotë dhe efektiv kurues, që do të çonte ne shërimin e tyre. Më poshtëëë radhiten 20 sëmundjet më të rëndësishme të këtyre sëmundjeve të pashërueshme, të cilat janë ndër më të rejat që sjellin frikë jo vetëm tek ekspertët e mjekësisë, por dhe në mbarë popullatën. Shumë prej këtyre sëmundjeve ekspertët nuk i “masin” dot me numrin e viktimave, sepse janë zbuluar relativisht vonë, e për faktorë subjektivë e objektivë nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Të gjitha këto sëmundje janë infektive, pra janë ngjitëse.
Virusi NIPAH
E ka marrë emrin nga vendi i zbulimit të tij (Nipah, Malajzi më 1999-n.) Megjithëse ka shkaktuar pak “shpërthime”, aftësia e tij për t’u shndërruar e lëvizur nëpërmjet kafshëve e njerëzve dhe vdekshmëria e lartë e bën këtë virus nga më të tmerrshmit e sëmundjeve të reja. Mendohet se bartës është lakuriqi i natës, por sëmundja është parë dhe te derrat, qentë e macet. Njerëzit e marrin këtë virus duke u ushqyer me mishin e kafshës së infektuar ose nga gërvishtjet e tyre. Periudha e inkubacionit është 4-18 ditë, e duket si gripi në fillim. Pastaj vazhdon e prek trurin, duke sjellë konvulsione e më pas gjendje kome.
H5NI (Avian Flu)
Në maj 1997 ekspertët botërorë të gripit u frikësuan se mos po përhapej një pandemi e madhe gripi, e një masiviteti të tillë të paparë që nga koha e Gripit Spanjoll (1918). Shkaku. Një djali 3-vjeçar në Hong Kong i kishte rënë gripi i pulave. Virusi i gripit pëson ndryshime (mutacione) gjatë kalimit nga shpendët te derrat e më pas te njerëzit. Por ky tip kishte kapërcyer barrierën e specieve (llojeve), duke sjellë një tip të ri virusi të gripit për të cilën njerëzit nuk kanë rezistencë natyrale.
NvCJD - (variant i ri i sëmundjes së “Lopës së çmendur”)
Kjo sëmundje u zbulua në vitet `20 si gjendje e rëndë që prekte moshat e vjetra. Sëmundja e quajtur Krautzfeld-Jakob (CJD Creutzfeldt-Jacob disease) është forma njerëzore e sëmundjes të cilën te kafshët e quajmë sëmundja e “lopës së çmendur”. Por më 1996-n Grupi Special Kombëtar për monitorimin e kësaj sëmundjeje (CJD) në Britaninë e Madhe identifikoi një tip të kësaj sëmundjeje të panjohur më parë nga shkenca, variant i ri i CJD, ku mosha mesatare e viktimave ishte 29 vjeç. Në fillim të kësaj sëmundjeje pacienti kalon në depresion dhe një ndjenjë të çuditshme si “ngjitje” e lëkurës. Më pas kemi humbje të balancës e në stadin e vdekjes i sëmuri është komplet i çmobilizuar dhe memec.
Lyssavirusi Australian i lakuriqit të natës
Nëntor 1996, një grua 39-vjeçare nga Queensland, që sa kish filluar të kujdesej për lakuriqët e natës, sëmuret. Humb ndjeshmërinë në krahun e majtë, gradualisht kalon në koma e më pas vdes. Kjo është e para që vdiq nga një sëmundje e cila prek të gjithë popullatën e lakuriqëve të natës në Australi.
HHV8 Virusi i Sarkomes Kaposi
Më 1995-n doktorët panë lezione ngjyrë vishnje në të zezë në lëkurën ose organet e brendshme të të sëmurëve me SIDA. Ishte një formë e re dhe e rrallë e kancerit të lëkurës. Faktikisht kjo vjen nga një variant i virusit herpes dhe në ata që kanë sistemin imunitar të dëmtuar mund të përhapet te gjëndrat limfatike dhe mushkëritë me pasoja fatale. E vetmja tentativë ngelet kimioterapia, por rezultatet janë të pakënaqshme.


Im Here Your Game Is Over
 
astritDate: E hene, 2008-07-14, 0:45 AM | Message # 2
Major
Group: Administrator
Messages: 150
Reputation: 0
Status: Offline
Sida mendoj eshte ma e rezikshme
ene penicilini...


You need people like me...
 
AlbbaDate: E marte, 2008-07-15, 4:44 PM | Message # 3
Sergeant
Group: Users
Messages: 23
Reputation: 0
Status: Offline
1-Virusi NIPAH

Ky virus e merr emrin nga vendi i zbulimit te tij ne Nipah, Malajzi ne vitin 1999. Megjithese ka shkaktuar pak "shperthime" aftesia e tij per t'u shnderruar dhe levizur nepermjet kafsheve e njerezve dhe vdekshmeria e larte e ben kete virus nga me te tmerrshmit e semundjeve te reja. Mendohet se bartes eshte lakuriqi i nates, por semundja eshte pare edhe tek derrat, qente e macet. Njerezit e marrin kete virus duke u ushqyer me mishin e kafshes se infektuar ose nga gervishtjet e tyre. Periudha e inkubacionit eshte 4-18 dite dhe ne fillim duket si grip. Pastaj vazhdon e prek trurin, duke sjelle konvulsione e me pas gjendje kome. Gjysma e te semureve vdesin sepse per kete semundje nuk ka trajtim per te. Deri tani 109 njerez kane vdekur.

Added (2008-07-15, 4:41 Pm)
---------------------------------------------
2-H5N1- Avian Flu

Ne maj 1997 ekspertet boterore te gripit u frikesuan se mos po perhapej nje epidemi e madhe gripi, e nje masiviteti te tille te papare qe nga koha e Gripit Spanjoll i vitit 1918. Si shkak njihet nje djale 3 vjecar ne Hong Kong, te cilit i kish rene gripi i pulave. Normalisht virusi i gripit peson ndryshime (mutacione) gjate kalimit nga shpendet te derrat e me pas tek njerezit. Por ky tip kishte kapercyer barrieren e specieve, duke sjelle nje tip te ri virusi te gripit per te cilen njerezit nuk kane rezistence natyrale. Per kete tip gripi nuk ka kure dhe as vaksine. Ky tip gripi u ra 18 veteve, prej te cileve 6 vdiqen. Pas therjes dhe groposjes se 1.4 milione pulave, semundja u vu nen kontroll.

Added (2008-07-15, 4:42 Pm)
---------------------------------------------
3-Hepatiti C

Hepatiti C eshte infeksion viral i melcise, gjithashtu dhe nje shkak madhor ne sjellen e kancerit te melcise, verdhezes e vdekjes nga helmimi i gjakut. Kjo semundje u zbulua per here te pare ne vitin 1989. Hepatiti C perhapet nga kontakti direkt me gjakun e njeriut p.sh nga transfuzionet e gjakut apo nga kontakti seksual. Ne menyre globale mendohet se jane mbi 170 milione persona me kete infeksion kronik dhe cdo vit kesaj armate i shtohen 4 milione paciente te tjere. Per Hepatitin C nuk ka vaksine. Ndersa Hepatiti E eshte zbuluar ne vitin 1988, ngjan me Hepatitin C, pervec faktit se mund te transmetohet nga ushqimet dhe ka me pak shanse te jete fatal.

Added (2008-07-15, 4:43 Pm)
---------------------------------------------
4-HIV-Human Immunodeficiency Virus

Virusi HIV u zbulua ne vitin 1983. Ai eshte pergjegjes per SIDA- n, sindromin e imuno-deficiences se fituar. Kjo semundje eshte identifikuar per here te pare te burrat homoseksuale ne Amerike.

Qe atehere perhapja e kesaj semundjeje eshte bere me virulente ndermjet heteroseksualeve, vecanerisht ne Afrike e Azi. Ky virus

shperndahet nepermjet gjakut dhe lengjeve trupore. Nuk ka kure dhe as vaksine per te, por nje forme e re trajtimi me ilace e quajtur "terapia treshe" po jep rezultate inkurajuese.

Added (2008-07-15, 4:44 Pm)
---------------------------------------------
5-Escherichia coli 0157: H7 (diarre)

Ky variant i rrezikshem i Escherichia coli u zbulua per here te pare ne vitin 1982 pas nje shperthimi te nje diarreje te tmerrshme me gjak, me origjine nga hamburger-et e kontaminuar.

Pas kesaj, shumica e infeksioneve kane ardhur nga ngrenia e mishit te grire te pa gatuar plotesisht. Te rriturit e shendetshem, zakonisht e marrin veten, por mund te jete vdekjeprurese te femijet e vegjel e tek te moshuarit.


Try or die trying..!!
 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2025 Powered by uCoz