Arm1n | Date: E hene, 2008-07-07, 6:08 PM | Message # 1 |
Admin
Group: Administrator
Messages: 266
Status: Offline
| Konsumi i ilaçeve po rritet gjithnjë e më shumë. Gjithashtu po rriten ndjeshëm edhe efektet e tyre anësore, që mjekët nuk janë të përgatitur t‘i njohin. Ndërkohë, paralelisht me përdorimin e ilaçeve, po rritet vazhdimisht edhe vështirësia për të diagnostikuar saktë një sëmundje. Rasti i përmendur më poshtëë tregon qartë efektet anësore që ka dhënë tek një i moshuar përdorimi i një medikamenti të gabuar. Mario kishte qenë gjithmonë shumë i përkushtuar ndaj punës dhe familjes derisa një ditë, pak ditë pas përvjetorit të 58-të, ashtu krejt rastësisht, ai ndryshoi karakter, duke u shndërruar në një vartës ndaj lojërave me para. Tërhiqte shuma të mëdha parash nga llogaria bankare, më pas filloi të vidhte fshehurazi portofolat e familjarëve, u kërkonte të afërmve dhe miqve para borxh, duke u treguar gënjeshtra. Bashkëshortja, e cila nuk po e vërente ndryshimin, mbeti e shokuar kur pa se edhe bizhuteritë e saj ishin zhdukur. Në fund, kur u zbulua gjithçka, u vu re se gjërat kishin ndodhur për shkak të efekteve anësore të një ilaçi: kur mjeku i familjes zëvendësoi pramipexolin (mirapex), një antagonist i dopaminës, me të cilin po kuronte simptomat e sëmundjes së parkinsonit te Mario, burri u shndërrua në babain e dashur siç kishte qenë gjithmonë. Efektet anësore Rasti i Marios tregon se efektet anësore të ilaçeve nuk mund të dallohen lehtë, por për shkak të ngjashmërive të shumta përdoren tepër. Një sërë studimesh tregojnë se reaksionet e nxitura nga ilaçet shkaktojnë në 5-7 për qind të rasteve të sëmurë, të cilët duhet të shtrohen menjëherë në spital. Kjo përqindje rritet në bazë të moshës dhe ilaçeve të marra. Por ndoshta ky nuk është thelbi i problemit. Në vitin 2006, një studim i publikuar në një revistë shkencore ka llogaritur se çdo vit në spitalet angleze efektet anësore të ilaçeve shkaktonin 250 mijë të sëmurë, duke u kushtuar kështu spitaleve kombëtare një pagesë prej 466 milionë sterlinash. Diagnoza të vështira Pse i kushtohet kaq pak rëndësi një problemi kaq shumë të përhapur? Shkaqet janë më shumë se një. “Problemi kryesor vjen si pasojë e një studimi jo të rregullt e të pamjaftueshëm në universitet”, - thotë një agjenci ilaçesh. Ndër të tjera, informacioni i kësaj industrie ka prirje të nënvleftësojë problemet, e pavarësisht efekteve mbi popullatën dhe kostove, nuk është raportuar si problem i shëndetit publik; në fund diagnoza është e vështirë. Vështirësia për të diagnostikuar një sëmundje po rritet gjithnjë e më shumë. Një studim i publikuar prej “Archives of Internal medicine” nga kërkuesit e Pensilvanisë dhe Karolinës së Veriut, ka treguar se në 7 vjet, nga 1998-2005, efektet anësore të ilaçeve janë rritur në 2,6 herë, ndërsa ato fatale janë trefishuar. “Efektet e rënda anësore rriten me një shpejtësi katër herë më të madhe se rritja e precizonit farmaceutik. Gjithashtu, ilaçet më moderne janë absolutisht më të rrezikshme: në shtatë vjet, efektet e rënda anësore të 13 ilaçeve bioteknologjike janë rritur 15,8 herë”, - pohon një studiues nga Karolina e Veriut. Të moshuarit Ndoshta më shumë të prekur nga ky rrezik janë të moshuarit. Shpesh ata marrin një “koktej” ilaçesh: antidepresivë, për tensionin, diabetin, gjumin. Shpeshherë ka ndodhur që vetë mjeku, i cili u ka dhënë recetën, t‘i harrojë pjesën më të madhe të tyre. Pra, në një farë mënyre të moshuarit janë konsumatorët më të mëdhenj të ilaçeve. Sot efektet anësore të ilaçeve janë shkaku i pestë i vdekshmërisë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, te të moshuarit organet e ndryshme, si zemra, mushkëritë, veshkat nuk funksionojnë më si më parë dhe ilaçet tentojnë të ndihmojnë në funksionimin e tyre. Për këtë arsye, me mirëkuptimin e mjekut, të moshuarit duhet të nisin terapitë me dozën më të ulët, 1/3 ose 1/2 e dozës. Kjo dozë mund të rritet më vonë nëse është e pamjaftueshme. Megjithatë, kjo nuk është rruga e vetme për t‘u mbrojtur.
Im Here Your Game Is Over
|
|
| |
astrit | Date: E hene, 2008-07-14, 11:06 PM | Message # 2 |
Major
Group: Administrator
Messages: 150
Status: Offline
| po si ta pajsh ilacin ... si sok molle..mbeli se esht i demshem..heuheue
You need people like me...
|
|
| |