Ndërsa dy studime të reja në fushën e sëmundjeve të zemrës tregojnë se vetëm ulja e
nivelit të kolesterolës mund të mos jetë një hap i mjaftueshëm për parandalimin e
një goditjeje në zemër. Shkencëtarët kanë vënë re se krahas nivelit të lartë të
kolesterolës, është edhe niveli i inflamacionit të artereve që shton rrezikun e
goditjeve në zemër.
Gjithnjë e më shpesh po vihet re se kur arteret përbrenda janë të prekura apo të
acaruara, kolesterola dhe pllakëzat e kane kanë më të lehtë për t’u grumbulluar
përgjatë mureve të
brendëshme të artereve. Me kalimin e kohës inflamacioni ose ky acarim mund të bëjë
që pllakëzat të pësojnë frakturë, duke bllokuar qarkullimin e gjakut, gjë që bëhet
shkak për goditje në zemër. Doktor Paul Riker i spitalit Brigham thotë se të dhënat
e reja tregojnë se ulja e shkallës së inflamacionit pakëson dukshëm rrezikun nga
goditjet në zemër.
Në studim u morrën në shqyrtim pacientë që kishin pësuar goditje në zemër dhe që
përpiqeshin të shmangnin një goditje të dytë. Gjatë studimit, niveli i kolesterolës
bie dukshëm, ndërsa me uljen e nivelit të inflamacionit, rreziku ndaj goditjeve në
zemër pakësohej me 50 përqind.Shkencëtarët thonë se niveli i inflamacionit të
artereve mund të matet nëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku. Niveli i
inflamacionit mund të ulet nëpërmjet ilaçeve si dhe nëpërmjet dietave, rënies nga
pesha, ushtrimeve fizike dhe lënia e duhanit.Added (2008-07-15, 4:57 Pm)
---------------------------------------------
Pse dallojn sulmet e zemres ne mes grave dhe burrav:
Kardiologët janë mjaft të sigurtë se kur bëhet fjalë për sulm në zemër te burrat dhe se si ai paraqitet. problemet zakonisht fillojnë kur yndyrat dhe shtresat të cilat vite me radhë janë shtresuar në anën e brendshme të arteries koronare bëhen jostabile dhe pëlcasin me çka krijohet një grusht i cili e bllokon qarkullimin e gjakut në arterie. Mjekët këto shtresa mund `ti shikojnë gjatë kontrollimit të quajtur angigram, me ç`rast me kateger depërtohet në arterien dhe futet kontrast me të cilin mund të shihet nëse ka ngushtim të arteries dhe të ndërmerren masa preventive përmes zgjerimit të këtyre enëve të ngushta të gjakut.
Edhe krahas asaj që ky kontrollim është kundërthënës, disa dëshmi bëjnë të ditur se pëlcitja e tillë e shtresave nuk është aq e rëndësishme te gratë si te burrat. Mjekët veçmë një kohë të gjatë nuk mund të gjejnë përgjigje se pse te disa prej pacientëve të tyre – gra, të cilat kanë pasur sulm në zemër para menopauzës në angigramin nuk kanë treguar kurrfarë shenjash të ngulfatjes së arteries. Ndoshta ngulfatja e tyre nuk paraqitet në arteriet kryesore të zemrës ku ekzekutohet angiogrami. Ndoshta rrjedhja e gjakut është bllokuar në arteriet më të vogla, e ndoshta problemi fare edhe nuk qëndron në shtresat, por në faktin që arteriet më të vogla disi më shumë i nënshtrohen shtrembërimit me çka qarkullimi i gjakut zvogëlohet dhe mund të ngulfatet gjatë stresit më të vogël.
Added (2008-07-15, 5:00 Pm)
---------------------------------------------
Simptomet te gratë
Simptomet e sulmit në zemër te gratë janë më të fshehura dhe mund të manifestohen si mungesë e frymëmarrjes, djersitjes, alivanosjes dhe vjelljes dhe dhimbjeve në qafë, duar dhe krahërorë.
Added (2008-07-15, 5:01 Pm)
---------------------------------------------
Mbrojtja prej Sulmeve te Zemres..:
Ndërpreni pirjen e duhanit!
Pirja e duhanit për tri herë i zmadhon gjasat te gratë që të përjetojnë sulm në zemër. Nëse ndërpreni me pirjen e duhanit ky rrezik përgjysmohet për vetëm dy vjet, ndërsa 10 vjet pasi që keni pushuar me pirjen e duhanit rreziku kthehet në normalen.
Dobësohuni!
Sasia më e madhe e yndyrës veçmas rreth belit tuaj e zmadhon rrezikun nga sulmi në zemër ose sulmi. Trashësia e tepëruar mund të sjellë deri te paraqitja e diabetit që është po ashtu faktor i madh i rrezikut. Mjekët rekomandojnë dietë me kalori të zvogëluara, shumë perime dhe produkte drithërore, si dhe 30 minuta stërvitje të kohëpaskohshme në ditë.
Zvogëloni holesterolin!
Yndyrërat e rëndësishme – holesteroli dhe tregliceridi – janë faktorë të rëndësishëm të rrezikut. Edhe pse mjekët tradicionalisht përqendrohen në nivelin e LDL-së (holesterolit të keq), HDL-ja (holesteroli i mirë) ndoshta është parashikues më i mirë i rrezikut nga sëmundja e zemrës te gratë. Gratë duhet ta ruajnë nivelin e HDL holesterollit në një nivel sa është e mundshme më të lartë.
Kontrolloni tensionin e gjakut!
Tensioni i lartë i gjakut parashikon që zemra më rëndë ta lëviz gjakun nëpër trup. Më shumë se gjysma e grave në moshën 45 vjeçare e kanë këtë problem me çka rritet rreziku nga sëmundjet e zemrës ose goditja. Nëse humbni frymëmarrjen kur do të lodheni mos e injoroni atë, shkoni në mjek. E nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut trajtoheni me dietë të saktë, stërvitje dhe barna nëse është e nevojshme.
Mos llogaritni në hormonet!
Hormonet i mbrojnë gratë më të reja nga sëmundjet e zemrës, por siç e dimë tani zëvendësimi hormonal nuk i mbron gratë gjatë menopauzës – në fakt madje edhe e zmadhon rrezikun te gratë të cilat veçmë kanë pasur sulm në zemër. Antibebi pilulat janë të sigurta nëse nuk jeni më e vjetër se 35 vjet, nuk pini duhan ose nuk keni tension të lartë të gjakut.
Zvogëloni stresin!
Stresi kronik e zmadhon rrezikun nga sëmundja e zemrës me atë që shpie drejt shprehive të liga siç janë pirja e duhanit, pirja e tepëruar dhe ngrënia e ushqimit të joshëndetshëm. Stërvitja e jogës dhe meditimi mund ta zvogëlojnë stresin, ndërsa efektin e njëjtë e ka edhe gjumi i mirë. Nëse jeni të deprimuar kërkoni ndihmë dhe nëse është e nevojshme shërrohuni
Added (2008-07-15, 5:02 Pm)
---------------------------------------------
Simptome të sëmundjes së zemrës ne pergjithsi:
Simptomet varen nga shkalla e sëmundjes, por manifestohet me frymëmarrje të vështirësuar dhe lodhje gjatë angazhimit fizik. Në shkallë më të vështira edhe nuk duhet të ketë lodhje fizike. Dhimbje e fuqishme në formë të shtrëngimit në ashtin e gjoksit që zgjerohet nëpër dorën ose shpinën në të shumtën e rasteve nga ana e majtë, por edhe nga ana e djathtë.
Te diabeti gjatë sëmundjes së zemrës mund të mungojë dhimbja, ajo të manifestohet si lodhje ose diçka e pacaktuar dhe kjo është e rrezikshme pasi që mund t`i shtyjnë mjekun dhe pacientin që as të mos mendojnë se bëhet fjalë për sëmundje kardiovaskulare. Simptomet e këtilla madje mund të rezultojnë me të ashtuquajturit infarkt të qetë. Për shkak të kësaj te diabetikët rekomandohen kontrollime më të shpeshta.