Ylli i muzikës pop, Natalie Imbruglia, ka qeshur në thashethemet mbi romancën e saj me anëtarin e mbretërisë britanike, Princin Harry, duke i bërë të ditur ish-të dashurës së Princit, Chelsy Davy, të mos shqetësohet.
Krijuesja e hitit “Torn” është lidhur me princin sërish të vetmuar, 24-vjeçar, pasi kjo e kishte ftuar atë të festojë ditëlindjen e saj të 34-të në një ndejë në Londër, muajin e kaluar.
Dyshja është raportuar se kanë mbajtur kontakte të rregullta që atëherë. Por, Imbruglia, e cila është ndarë nga lideri i bendit “Silverchair”, Daniel Johns,në vitin e kaluar, mohon çdo lidhje romantike të saj dhe princit.
“Ai ishte në ndejën time, ishte kaq. E kam takuar atë për rreth dy sekonda”, ka thënë Imbruglia.
|