Ylli i muzikës pop, Madonna, raportohet se e ka prezantuar të dashurin e saj të ri, Jesus Luz, para fëmijëve të saj, gjatë një udhëtimi familjar në qendrën religjioze Kabbalah.
Këngëtarja 50-vjeçare raportohet se ka filluar të del me modelin brazilian 22-vjeçar më herët gjatë këtij viti, pas ndarjes nga regjisori Guy Ritchie.
Dhe tash Madonna ka shtuar edhe më shumë spekulimet se ata tashmë janë në lidhje, pasi është parë duke dërguar tre fëmijët e saj në një qendër religjioze në New York gjatë të shtunës, së bashku me Luz në krah të tyre.
Madonna më herët u përfol se ishte në lidhje me yllin e bejsbollit, Alex Rodriguez, menjëherë pas ndarjes nga Ritchie në vitin e kaluar.
|