E premte, 2024-05-03, 10:28 AM
BigBrother ALbania 2
Main | Sociologjia - Forum | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Shkenca » Filozofi-Psikologji-Sociologji » Sociologjia (Lexo dhe shkruaj)
Sociologjia
Arm1nDate: E hene, 2008-07-07, 5:54 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrator
Messages: 266
Reputation: 4
Status: Offline
Sociologjia (Fjala Sociologji rrjedh nga bashkimi i fjalës Latine “Socius“ që do të thotë “Shoqërues“ dhe fjalës Greke “Logos“ që do të thotë “Shkencë” ) është shkencë e cila merret me studimin e shoqërise njerëzore dhe të dukurive të saj. Problemet, fenomenet dhe konfliktet shoqërore apo ndërnjerëzore janë pjesa qendrore e studimeve sociologjike.
Si shkencë e vecantë, sociologjia zyrtarisht njihet aty nga fundi i shekullit të 19. Ajo u shkëput si shkencë e veçantë në atë kohë nga Filozofia, Shkencat ekonomike, Etnografia. Zanafila e krijimit të saj si shkencë është e lidhur ngushtë me zhvillimet e shoqërisë qytetare në Europën e shekullit të 19. si dhe me industrializimin progresiv. Mendimtarët e hershëm dhe ato të mesit të shekullit të 19. si Henri de Saint-Simon, Karl Marx, Herbert Spencer, edhe sot e kësaj dite llogariten si mendimtarët klasik të sociologjisë.

Emërtues i sociologjisë ishte shkencëtari francez Auguste Comte me librin e tij (Système de politique positive, ou Traité de sociologie, instituant la religion de l'humanité, 4 Bde., 1851-1854).

Ndarja e Sociologjisë
Sociologjia në një ndarje të thjeshtë ndahet në:

Sociologjia e përgjithshme

Temat kryesore të Sociologjisë së përgjithshme janë psh: Veprimi social,Interaksioni social, Shkëmbimi social,Ndryshimi social, Mobiliteti social, Struktura sociale,Pushteti, Hegjemonia, Elitat, Grupet, Rolet sociale, Klasat, Socializimi etj.

Sociologjitë e veçanta

Ndër më të rëndësishmet nga sociologjitë e veçanta janë: sociologjia e Punës, sociologjia e Familjes, sociologjia Politike , sociologjia juridike. Nga diferencimi i vazhdueshëm edhe i vet sociologjisë ,dita ditës formohen edhe sociologji të tjera të veçanta.

Metodat Sociologjike

Numëri i madhë i instrumenteve metodike të sociologjisë empirike ndahet si vijon:

Metodat Kualitative
Metodat Kuantitative
Metodat Historiko-Krahasuese(komparative)
Shumë shpesh përdoren kombinime të këtyre 3 Metodave (Metodat mixe/të përziera).

[redaktoni] Ndarja e Sociologjisë sipas Temës që trajton
Makrosociologjia

Sociologjia Marxiste
Strukturalizmi
Funksionalizmi
Strukturfunksionalizmi
Teoritë Kritike
Teoritë Sistemore
Teoritë Kulturore

Mikrosociologjia

Sociologjia e Konfliktit
Interaksionizmi Simbolik
Dinamika e Situates
Sociologjia e Fenomenit
Individualizmi Metodologjik
Sociologjia Figurative
Etnometodologjia

Mesosociologjia

Ky nocion është shumë pak i definuar dhe përshkruan psh. Sociologjinë e Institucioneve, të Ritualeve dhe Organizatave.

Sociologë të rëndësishëm

Auguste Comte

Émile Durkheim

Vilfredo Pareto

Ferdinand Tönnies

Georg Simmel

Max Weber


Im Here Your Game Is Over
 
Mend1Date: E merkure, 2008-07-09, 12:57 PM | Message # 2
Lieutenant
Group: Ndihmës
Messages: 96
Reputation: 0
Status: Offline
Si shkencë e vecantë, sociologjia zyrtarisht njihet aty nga fundi i shekullit të 19. Ajo u shkëput si shkencë e veçantë në atë kohë nga Filozofia, Shkencat ekonomike, Etnografia. Zanafila e krijimit të saj si shkencë është e lidhur ngushtë me zhvillimet e shoqërisë qytetare në Europën e shekullit të 19. si dhe me industrializimin progresiv. Mendimtarët e hershëm dhe ato të mesit të shekullit të 19. si Henri de Saint-Simon, Karl Marx, Herbert Spencer, edhe sot e kësaj dite llogariten si mendimtarët klasik të sociologjisë.

Emërtues i sociologjisë ishte shkencëtari francez Auguste Comte me librin e tij (Système de politique positive, ou Traité de sociologie, instituant la religion de l'humanité, 4 Bde., 1851-1854).


Unikkatil
 
Arm1nDate: E premte, 2008-07-11, 5:23 PM | Message # 3
Admin
Group: Administrator
Messages: 266
Reputation: 4
Status: Offline
Euu armend beee harova se taj e studijon Sociologjin kot nauk te lash tja te shkraujsh sad

Im Here Your Game Is Over
 
astritDate: E hene, 2008-07-14, 11:09 PM | Message # 4
Major
Group: Administrator
Messages: 150
Reputation: 0
Status: Offline
ma lënd e pa mar vesht nauk ka.... asni llaf tamam ..une herifit ja msojsha pi ne liber aj lock nuk eshte ashtu...ene zuna mrapa te foli palidhje ene ma rasi....ni note...xoxoxopppp tha po taj ditke te shprehesh...taj tha kene per te komunikau me jashtoksoret...

You need people like me...
 
anonymousDate: E premte, 2008-07-18, 4:09 PM | Message # 5
Group: Removed





hahahahaahha..
aiiight paitnja prof. Latifin pr mu ahahahha
ma vendoj 5 pi n'fillim t'vitit ene secilen ore der n'fund t'vitit ma kallxonte noten ahahahah
mrapa Afros hhiihiih
pr at nuk ekzistojshin nxenes tjere[ahahahha] Double-Ditaz pa Double-Ditaz,ska si kto... ahahahah biggrin biggrin
ama t'folim drit #1 ina ahahahahah tongue tongue
 
Forum » Shkenca » Filozofi-Psikologji-Sociologji » Sociologjia (Lexo dhe shkruaj)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024 Powered by uCoz