E marte, 2024-05-07, 2:01 PM
BigBrother ALbania 2
Main | | Registration | Login
Statistics

Gjithsej Online : 1
Mysafir: 1
Perdorues: 0
Main » 2009 » Mars » 3 » Babai i Bjordit: Pse e braktisa tim bir 20 vite me pare
12:05 PM
Babai i Bjordit: Pse e braktisa tim bir 20 vite me pare

Përlotja nuk i shkon Antonetës për karakterin e gruas së fortë që ka. Por për Bjordin nuk mund t’i mbajë lotët, sidomos tani që e sheh në “Big Brother”, se sa shumë i ka munguar i ati këto 20 vite, gjë që s’ia kishte shprehur kurrë më parë.

Ish-burri juaj nuk e ka parë Bjordin prej vitesh. Si është e vërteta e ndarjes?
Jemi ndarë me Bujarin, qëkur Bjordi ishte 1 vjeç.  Ai u largua në Gjermani me hapjen e ambasadave. Pas nëntë muajsh të largimit të tij hapen rrugët dhe unë nisem në Itali, ku si fillim u vendosëm në Kampin e Refugjatëve në Brindizi. Vetëm pas pak muajsh Bujari u rikthye për të na tërhequr për në Gjermani, por unë nuk pranova. E kisha vendosur ndarjen me të.

Ka qenë arsye e fortë që ju ishit kaq e vendosur sa thoni?
Po sepse ndarja erdhi për motive shumë të thella. Ish-burri im konsumonte shumë alkool, gjë që në të vërtetë shkatërroi themelet e marrëdhënies sonë bashkëshortore. Kështu që kur erdhi në Brindizi nuk ma merrte mendja, që ai do të ishte “shëruar” nga ky ves, që edhe unë të mund të merrja vendimin për të ikur me të në Gjermani.

Kjo ishte hera juaj e fundit, që keni komunikuar apo jeni parë?

Jo, në vitet e para komunikonim me telefon. Në vitin 1994, ai erdhi në Lecco, ku ne jetonim dhe ka takuar Bjordin, por djali nuk e mban mend këtë moment. Bëri sërish të pamundururën për t’u bashkuar me ne, dhe kjo ishte hera e fundit që jemi parë.

Që nga ajo kohë a u bë i gjallë Bujari më?
Eh! Që nga ajo kohë ai na dërgonte vazhdimisht letra, të cilat shprehnin pendesë dhe dashuri nga ana e tij. Por që unë nuk u jam përgjigjur kurrë.
Meqë jemi te letrat e tij, shumë pak mund ta kenë besuar që një njeri i zakonshëm mund të shkruante një letër aq të ndjerë…
Ai është i lindur për të shkruar. Mund të them se e vetmja gjë, që ai ka ditur ta bëjë mirë në jetë, ka qenë të shkruaje letra. Madje në shtëpinë e Bjordit në Lecco, (Itali) ruhen ende disa letra me shkrimin e tij. Nëpërmjet tyre ai ka kërkuar vazhdimisht bashkimin tonë, dhe ka qenë në pritje të këtij bashkimi. E kështu e ka dënuar veten, duke mos krijuar familje dhe duke qëndruar i vetëm për 21 vite me rradhë.
Çfarë dini tjetër për Bujarin?
Di që jeton si azilant politik, me asistencën e shtetit, dhe që nuk ka bërë përpjekje për të bërë diçka më shumë për jetën e tij.
Të afërm të ish-burrit tuaj jetojnë në Durrës, është njohur Bjordi me ta?
Familja e ish-burrit tim përbëhet nga tre vëllezërit e tij, njëri që jeton në SHBA dhe dy të tjerët në Shqipëri. Para disa muajsh, djali i xhaxhait të Bjordit, Naim Mezini që jeton në Durrës, e gjeti Bjordin në Facebook, dhe i tha se kishte shumë dëshirë të njihej me të, dhe se kishte një foto të babait të Bjordit kur kishte qenë 15 vjeç që donte t’ia jepte. Vazhdoi korrespodenca për disa muaj dhe në dhjetor të 2008-ës, me lejen time u bë fakt ardhja e Bjordit në Shqipëri, dhe takimi edhe me xhaxhain e tij Nazmiun, tani 82 vjeç. Bjordi u kthye i lumturuar nga ai takim, dhe më tha: “Mami u ndjeva si në shtëpinë time”.
Kanë tentuar vëllezërit e Bujarit ta lidhin me të atin?
Jo, ata e kanë njoftuar të atin në Gjermani, për takimin me Bjordin. Por deri tani nuk e kam lejuar unë, për faktin se në gjithë këto vite edhe ata e dinë që Bujari nuk ka kontribuar aspak për rritjen e djalit.
Bjordi vetë a ka shprehur dëshirën ta takojë?
Në fakt unë asnjëherë nuk i kam folur keq për të atin. Dhe Bjordi më ka thënë shprehimisht që: “Do të jem unë ai që do vendos kur do ta takoj babain tim”.
Publiku do të dijë më shumë për të kaluarën e Bjordit, si ka qenë jeta e tij?
Nuk ka qenë e thjeshtë për mua, për ta rritur Bjordin. Janë bërë sakrifica nga më të ndryshmet se mua më qëlloi rol i vështirë, dhe i nënës dhe babait. Nuk doja që Bjordi të shihej si refugjat, apo si një shqiptar jetim. Bjordi ka vuajtur.
Jeni komentuar si një grua e zonja dhe që keni arritur shumë në Itali. Ç’mund të na thoni?
Ja njoha vonë këtë aftësi vetes. Kemi provuar në Itali të na presin dritat, pasi unë nuk mund të përballoja dot dhe qeranë, dhe pagesat e faturave të tjera. Ishte një jetë e vështirë, pasi unë punoja si ndihmës kuzhiniere, derisa hapa bar-restorantin tim në Brescia. Në fillim unë me Bjordin kemi jetuar me një asistencë për fëmijë të mitur, dhe këtë nuk e tregoj që t’i vijë keq publikut, por të qartësoj faktin që për ta rritur dhe edukuar mirë është bërë një rrugë goxha e vështirë. Por për ta përballuar më ka ndihmuar fakti, që Bjordi ka qenë fëmijë i urtë dhe i qetë dhe s’më ka krijuar as më të voglin shqetësim. Vitet e fundit na ndanin 200 km pasi unë punoja në Brescia ai në Lecco, dhe ka qëndruar nën kujdesin e motrës më të madhe Skerda, dhe një dadoje. Shumë netë kur unë kthehesha vonë nga puna, atij i duhej të flinte vetëm dhe pa asnjë nga prindërit. Por mund të them e pikëlluar se Bjordi më shumë se kushdo e ka ndier mungesën e të atit.
Ua ka shprehur vetë Bjordi këtë?
Jo, të gjithë këto gjëra i kam kuptuar tani që ai ka hyrë në “Big Brother”. Atë natë kur ai u vendos në një dhomë me Aidën ka pohuar se dua të mos më dëgjojë mami, ndërsa ka shprehur se i mungonte babai. Më vjen shumë keq që nuk e kam ditur këtë mungesë që ka ndjerë Bjordi, këtë dhembje që ai e ka mbajtur për vete.
Si mund t’ia përshkruash të atin Bjordit, meqënëse ai nuk e njeh?
I them që babai kishte një fizik të fortë, lexonte dhe shkruante shumë, kishte një inteligjencë të lindur, dhe ironia e tij ka lënë gjurmë në Durrës. Brenda tij ishte një njeri i rrallë, pavarësisht tjetërsimit nga alkooli.
Por ka dyshime dhe për biznesin në pronësinë e Bjordit. Si është e vërteta?
Nga largësia që më ndante me Bjordin u detyrova të shes bar-restorantin në Brescia dhe të kthehem në Lecco. Aty më lindi ideja t’i propozoja Bjordit të hapnim një firmë ndërtimi. Bjordi ishte vetëm 18 vjeç dhe ndaj i shkrova Dhomës Tregtare të krijoja një skuadër punë në momentin kur Berluskoni me politikat e tij, ndihmoi të rinjtë për këto iniciativa. Tashmë Bjordi ka një aktivitet të liçensuar me emrin e tij dhe firmën e tij. Agjencia e ndërtimit “Domus Nova” në Itali, merret me merimetime apo rregullime ambientesh në banesa.

Thoni që gjithçka është në emrin e tij, dhe me firmën e tij? Tani që Bjordi është brenda shtëpisë çfarë bëhet me aktivitetin?
Në fakt punëtorët janë në pritje të firmosjes së pagave nga Bjordi, dhe për këtë do t’i kërkoj Vëllait të Madh, t’i krijojë mundësinë Bjordit, nëse mund të firmosë në dhomën e sekreteve.

Tani që e shikoni Bjordin në “Big Brother”, çfarë mendoni?
Nganjëherë mendoj se kam bërë gabim që e kam lejuar të marrë pjesë në këtë program, për vetë specifikën që ka jeta jonë familjare. I kanë ndodhur kaq shumë gjëra në një kohë të shkurtër dhe nuk e di se sa do të arrijë t’i përballojë emocionalisht.

Bujar Mezini: “Pse e braktisa tim bir 20 vite më parë”

Klotilda Harka

Është 62 vjeç, dhe nuk e ka shkelur Shqipërinë prej 20 vitesh. Në apartamentin ku jeton në Mynich të Gjermanisë sapo ka përfunduar letrën e dytë, që do t’ia nisë Bjordit për ditëlindje, më 11 mars. Për “Panorama Plus”, Bujar Mezini jep një intervistë ekskluzive me telefon, ku rrëfen arsyet pse e la të birin 20 vite më parë, pasi iku në Gjermani:
Letra juaj që i dërguat Bjordit i preku të gjithë, aq sa shumë dyshuan nëse ishte shkruar vërtet nga ju.

Ç’mund të na thoni?
Ndjenjat për një njeri nuk mund të transmetohen nëpërmjet një njeriu tjetër. Çdo prind që kërkon të njihet me djalin që ka 20 vite pa e parë, nuk mund ta shprehë dhembjen nëpërmjet një personi tjetër. Unë jam ai, nuk ka kush të jetë tjetër.
Nëse do t’ju a kërkonim një fragment të letrës, a mundeni të na e kujtoni?
Po, e di përmendësh, dhe mund t’ju kujtoj mbylljen: “Ndoshta e teproj në zgjatjen e kësaj letre, por edhe nëse është kështu, e bëj sepse nuk kam të ngopur duke komunikuar me ty… Të puth me mall dhe me lot Babi!
Kur e shkruat atë letër, natën apo ditën?
E kam shkruar në mesin e natës. Tani sapo kam përfunduar letrën e dytë, që është “nëna e letrave” të mia, nëse do ta quaj kështu.
Me cilin qëllim ia keni shkruar Bjordit këtë letër të dytë?
Do të jetë një dhuratë për ditëlindjen e tij më 11 mars, ditën kur ai mbush 21 vjeç. Pres avokatin tim, me të cilin punoj këtu në Mynich, që t’a dërgoj në “Top Channel” me faksin e tij.
Çfarë do t’i kërkoni me atë letër djalit tuaj, që nuk ju njeh?
Bjordit nuk i kërkoj asgjë, vetëm po konsumoj mungesat e mia në gjithë këto vite pa e parë.
A mund të na zbuloni pak rreshta nga letra e dytë?
“Bjordi, çdo njeri në këtë botë kërkon të gjejë pozicionin e vet, dhe ti dukesh që je këmbëngulës në rrugën që ke nisur. Gjithmonë mos harro përpjekjet e mamasë, që me përkushtim pedagogjik ka edukuar djaloshin Bjord, me virtytet më të mira të njeriut të shekullit XXI. Bjordi, u bën 20 vite që s’të kam parë dhe në Mars 2009 ti mbush 21 vjeç…”
Shpreheni me respekt për ish-gruan tuaj, çfarë ju ka penguar ta takonit Bjordin?
Edhe këtë e kam shkruar në letrën në fjalë, dhe ndaj nuk dua ta konsumoj tani sepse kam besimin se është shumë më e fortë se shpjegimi, që do t’ju bëja tani. Është cilësi e stilit tim të të shkruarit ku shfaqem sa romantik, aq edhe i bazuar në realitet.
Realiteti është prekës, por cila është jeta juaj që bëni në Gjermani?
Jetoj i vetëm, familje nuk kam. Në gjithë këto vite kam pasur në përfytyrimet e mia Bjordin kudo ku kam ecur. Kam pritur rritjen e tij me qëllimin që; e para t’i përulem në kuptimin e mirë të fjalës, dhe e dyta t’i kërkoj atij të falurën e madhe të një prindi, që e la atje në Durrës, kur iku me ambasadat. Dhe meqënëse unë u ndava me të ëmën e tij, nuk pata më mundësi pasi ne shqiptarët i mbajmë pak gjatë inatet.

Përveç letrës do i bëni një dhuratë tjetër Bjordit, sepse ne dimë që gjatë gjithë rritjes së tij ju nuk e keni bërë një gjë të tillë?
Nuk po e quaj si tendencë këtë pyetje. Jam pak i hollë në këto gjëra dhe arrij ta perceptoj, se ku doni të dilni. Por mund t’ju them se do i bëj dhuratë një kartolinë të shkruar italisht me urimin fisnik që një baba i bën fëmijës. Ndërsa përsa i përket pyetjes që më bëni, unë zyrtarisht jam pa punë, punoj vetëm kur më thërret avokati me të cilin jam lidhur këtu, kur ka përkthime nga emigrantë shqiptarë. Kështu që dëshira apo mosdëshira në këtë çështje dalin jashtë loje. Besoj që të gjitha dhuratat më të bukura, që zbresin nga qiejtë janë në letrën që unë do i dërgoj. Nuk e keni idenë e kësaj letre, po kur ta lexoni do të befasoheni.
Mos ndoshta nëpërmjet kësaj letre ju kërkoni një ribashkim me ish-gruan dhe djalin tuaj?
Unë kërkoj sido që të jetë puna për Bjordin, që të mos qëndrojnë të ngrira marrëdhëniet tona, por të marrin jetë. Unë flas dhe ju duhet të më nënkuptoni…

Domethënë ju kërkoni ribashkimin?
Unë dua që Bjordin ta kem pranë.

Po Antonetën a doni ta keni pranë?
Për Antonetën bëjeni lidhjen vetë…

Atëherë nëse do të kërkohej të vije ta takoje Bjordin për ditëlindje, a do të vije?
Po qe s’e është fjala për të ardhur për të takuar Bjordin, unë vij me këmbët e shpirtit, por është një problem tjetër. Kam një muaj që vuaj nga stomaku dhe nuk mund të vij dot pasi jam në trajtim ambulant.

Si e imagjinoni takimin e shumëpritur me djalin tuaj, Bjordin?
Padyshim do të jetë për mua ngjarja më e rëndësishme e jetës time, por nuk mund ta imagjinoj dot, pasi ende nuk e kam prekur me dorë birin tim dhe shqisat e mia ende nuk mund ta perceptojnë këtë ndjesi. Mezi po e pres takimin e madh.

Views: 7455 | Added by: Arm1n | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 zeguakeetenny  
0
The Terminator franchise is what got me interested in the movies in the first place.
The first was a suspenseful cyberpunk thriller, and the second became my favorite movie of all time.
The third fell short of intelligence but still solid nonetheless, and the TV series was a good addition to the franchise.
Nearing the end of May, the fourth and latest film addition of the beloved sci-fi franchise will open, and viewers are in for a sheer summer spectacle.

Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Login form
Search
Calendar
«  Mars 2009  »
DiHeMaMeEjPrSht
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031
Entries archive
Site friends
  • Create your own site
  • Copyright MyCorp © 2024 Powered by uCoz