E diell, 2024-05-19, 3:14 PM
BigBrother ALbania 2
Main | | Registration | Login
Statistics

Gjithsej Online : 1
Mysafir: 1
Perdorues: 0
Main » 2009 » Mars » 03

Përlotja nuk i shkon Antonetës për karakterin e gruas së fortë që ka. Por për Bjordin nuk mund t’i mbajë lotët, sidomos tani që e sheh në “Big Brother”, se sa shumë i ka munguar i ati këto 20 vite, gjë që s’ia kishte shprehur kurrë më parë.

Ish-burri juaj nuk e ka parë Bjordin prej vitesh. Si është e vërteta e ndarjes?
Jemi ndarë me Bujarin, qëkur Bjordi ishte 1 vjeç.  Ai u largua në Gjermani me hapjen e ambasadave. Pas nëntë muajsh të largimit të tij hapen rrugët dhe unë nisem në Itali, ku si fillim u vendosëm në Kampin e Refugjatëve në Brindizi. Vetëm pas pak muajsh Bujari u rikthye për të na tërhequr për në Gjermani, por unë nuk pranova. E kisha vendosur ndarjen me të.

Ka qenë arsye e fortë që ju ishit kaq e vendosur sa thoni?
Po sepse ndarja erdhi për motive shumë të thella. Is ... Lexo me shum

Views: 7456 | Added by: Arm1n | Date: 2009-03-03 | Comments (1)

Michael Jackson ka incizuar më shumë se 100 këngë në mënyrë sekrete, por refuzon t’i lëshojë ata deri në vdekje, ka bërë të ditur autori i biografisë së tij.

Krijuesi i hitit “Thriller” ka grumbulluar një varg këngësh por dëshiron që ata të dëgjohen vetëm nga fëmijët e tij, Prince, 11-vjeçar, Paris Katherine, 10-vjeçare dhe pesëvjeçari Prince Michael II, pasi ai të vdesë.

Këto supozime i shpreh autori i librit të ardhshëm “Unmasked, The Michael Jackson Story”, Ian Halperin.

“Jam i habitur nga numri i këngëve që janë mbajtur të pa-lëshuara. Më është thënë se ai nuk dëshiron t’i lëshojë ata, por dëshiron që të mbeten për fëmijët e tij, një trashëgim shumë personal për ta”, ka thënë Halperin.

 

Views: 743 | Added by: Arm1n | Date: 2009-03-03 | Comments (0)

Ylli i muzikës pop, Madonna, raportohet se e ka prezantuar të dashurin e saj të ri, Jesus Luz, para fëmijëve të saj, gjatë një udhëtimi familjar në qendrën religjioze Kabbalah.

Këngëtarja 50-vjeçare raportohet se ka filluar të del me modelin brazilian 22-vjeçar më herët gjatë këtij viti, pas ndarjes nga regjisori Guy Ritchie.

Dhe tash Madonna ka shtuar edhe më shumë spekulimet se ata tashmë janë në lidhje, pasi është parë duke dërguar tre fëmijët e saj në një qendër religjioze në New York gjatë të shtunës, së bashku me Luz në krah të tyre.

Madonna më herët u përfol se ishte në lidhje me yllin e bejsbollit, Alex Rodriguez, menjëherë pas ndarjes nga Ritchie në vitin e kaluar.

Views: 787 | Added by: Arm1n | Date: 2009-03-03 | Comments (0)

Ylli i muzikës pop, Natalie Imbruglia, ka qeshur në thashethemet mbi romancën e saj me anëtarin e mbretërisë britanike, Princin Harry, duke i bërë të ditur ish-të dashurës së Princit, Chelsy Davy, të mos shqetësohet.

Krijuesja e hitit “Torn” është lidhur me princin sërish të vetmuar, 24-vjeçar, pasi kjo e kishte ftuar atë të festojë ditëlindjen e saj të 34-të në një ndejë në Londër, muajin e kaluar.

Dyshja është raportuar se kanë mbajtur kontakte të rregullta që atëherë. Por, Imbruglia, e cila është ndarë nga lideri i bendit “Silverchair”, Daniel Johns,në vitin e kaluar, mohon çdo lidhje romantike të saj dhe princit.

“Ai ishte në ndejën time, ishte kaq. E kam takuar atë për rreth dy sekonda”, ka thënë Imbruglia.

Views: 711 | Added by: Arm1n | Date: 2009-03-03 | Comments (0)

Login form
Search
Calendar
«  Mars 2009  »
DiHeMaMeEjPrSht
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031
Entries archive
Site friends
  • Create your own site
  • Copyright MyCorp © 2024 Powered by uCoz