Prodhuesi i njohur suedezi fotoaparateve, Hasselblad, ka prezantuar modelin e ri, rezolucioni i të cilit është plot 50 megapikselë. Për shkak të numrit të vogël të klientëve, ndërsa para së gjithash edhe për shkak të kualitetit të prodhimeve të kësaj marke, modelet e reja të fotoaparateve Hasselblad nuk prodhohen aq shpesh. Një vit pasi që doli modeli H3DII-39, me rezolucion 39 megapikselë, është prezantuar edhe modeli më i ri me 50 megapikselë. Hasselblad H3DII- 50 ka çip drite Kodak, i cili fizikisht është dy herë më i madh se sa ai i fotoaparateve digjital SLR. Madhësia e çipit garanton edhe kualitetin e lartë të fotografive.
Çmimi i fotoaparatit ende nuk është publikuar, por do të jetë sigurisht po aq impresiv sa edhe mundësitë e tij. Modeli I vjetër H3DII-39 tash kushton 37.000 dollarë, ndërsa i riu do të duhej të kushtojë më shumë se kjo.