Arm1n | Date: E hene, 2008-07-07, 5:38 PM | Message # 1 |
Admin
Group: Administrator
Messages: 266
Status: Offline
| Etna është vullkani më i lartë në Eurpë. Ndodhet në veri të Sicilisë dhe është aktiv prej kohësh që nuk mbahen mend. Aktualisht Etna është e lartë rreth 3330 metra, me një perimetër 210 km dhe në një sipërfaqe prej 1600 kilometra katror. Gjatë periudhave të ndryshme, llava mund të dalë nga qindra kratere të voglaqë gjenden në anët e vullkanit. Numërohen të jenë rreth 260 kratere. Shpërthimi më i madh në histori i vullkanit Etna ka qenë në vitin 1669. Shpërthimi shkatërroi shumë vende dhe toka të mbjella përrreth. Atëherë llava varrosi qytetin e Catanias duke arritur deri në det. Në shpërthimet e viteve 900, mbahet mend ai i vitit 1908, që coi në formimin e disa kratereve të reja, dhe ajo e vitit 1928 llava shkatërroi qytetin e Maskalit. Në vitin 1971, rreziqe të mëdha ju kanosën vendeve të Milos dhe Sant'Alfio. Etna është një nga vullkanet më aktivë në Europë dhe më i çuditshmi për shkencëtarët.
Im Here Your Game Is Over
|
|
| |