E merkure, 2025-01-15, 1:46 AM
BigBrother ALbania 2
Main | Anijet Ilire, zbulohen në Bosnjë - Forum | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Anijet Ilire, zbulohen në Bosnjë
Arm1nDate: E hene, 2008-07-07, 5:39 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrator
Messages: 266
Reputation: 4
Status: Offline
Arkeologët gjejnë dy relike, me gjatësi 14 metra dhe gjerësi 4 metra
Historia e tyre është e lashtë, plot 2200-vjeçare. Dhe mbart në vetvete një epokë të vjetër, atëherë kur mjetet e lundrimit ishin "armët" e vërteta të dominimit të një populli. Bëhet fjalë për dy anije ilire, reliket e të cilave janë zbuluar vetëm pak ditë më parë në Bosnje-Hercegovinë.

***

Gjithçka ndodhi gjatë kërkimeve të një ekipi arkeologësh nga Bosnje, përgjatë grykëderdhjes së lumit, si dhe në zonën e bregut të parkut natyror. Snjezhana Vasilji, drejtuesja e ekipit të arkeologëve që punonte në këtë zonë, tha se dy anijet që u gjetën në zonën e quajtur Desilo, kanë gjatësi 14 metra dhe gjerësi 4 metra. Mjetet e lundrimit të ilirëve që dominonin detet në Ballkan, kishin gjetur vend mes të dhënave historike greke dhe romake, por reliket e tyre nuk ishin zbuluar asnjëherë. Dy anijet e zbuluara pak ditë më parë, janë të parat anije ilire që hedhin dritë mbi historinë e vërtetë të një popullsie të lashtë. Pjesëza nga amfora të ndryshme janë zbuluar brenda anijeve, 30 prej të cilave mbajnë shenjat e artizanëve që i kanë punuar ato. Bashkë me `to janë zbuluar edhe një varkë romake, si dhe rrënojat e një vile të vjetër romake aty pranë. Arkeologët kanë zbuluar edhe disa varre ilire, 8 të tilla, që janë edhe më të vjetra se anijet. Deri tani ekspertët kanë ekzaminuar vetëm 8 metra katrorë përgjatë fundit të detit dhe verifikime e kërkime të tjera duhet të bëhen, për të zbuluar se çfarë ka ndodhur vërtetë dhe nëse kjo ishte një pikë strehimi për piratët ilirë.

***

Anijet ilire, që besohet se janë më të vjetra se 2 mijëvjeçare, janë të njohura për historianët dhe arkeologët vetëm nëpërmjet përshkrimeve të ndryshme, miteve dhe legjendave greke dhe romake. Por, ekzistenca e tyre fizike nuk është provuar asnjëherë në ditët e sotme. Arkeologët tani besojnë se zona e Hutovos, në grykëderdhjen e lumit Neretva, ka qenë një ndër destinacionet e këtyre anijeve që lundronin nëpër Detin Adriatik, që është i lidhur me lumin në fjalë. Duket se piratët ilirë, pasi kanë kapur një anije greke apo romake, kanë shkuar deri në grykëderdhjen e lumit Neretva, për t'u strehuar në Hutovo Blato, ku anijet e ndjekura nga persekutorët e tyre, u mbytën.

Në zonën e Desilos, ku u gjetën anijet, janë zbuluar disa herë amfora të vjetra, që datojnë mijëra vjet më parë. Përsa i përket ndërtesës romake të gjetur në fund të këtij territori, në deltën e lumit, besohet se ajo daton në epokën e Hekurit ose të Bronzit. Arkeologët thonë se vetëm kërkimet e reja, si dhe shqyrtimi me shumë hollësi i relikeve të gjetura, mund të hedhë dritë mbi fakte të rëndësishme historike të ndodhura 2200 vjet më parë. Ilirët kanë qenë banorët më të hershëm të Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu edhe zonën e Bosnjës, shumë kohë para së Perandoria Romake të pushtonte rajonin dhe të merrte kontrollin e tij.


Im Here Your Game Is Over
 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2025 Powered by uCoz