"Koha e kometës", film i regjisorit shqiptar Fatmir Koçi, do të marrë pjesë në Festivalin e 37-të të filmit në Beograd, ku konkurrojnë filma nga 9 vende të ndryshme të botës, ndër të cilët dhe filma që kandidojnë për çmime Oscar apo Golden Globe.
Festivali pritet të nisë në 20 Shkurt dhe konkurrimi i filmave do të zgjasë deri më 1 Mars. "Koha e kometës" e regjisorit Fatmir Koçi, është mbështetur në novelën "Viti i mbrapshtë" i shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Në të interpretojnë një kast aktorësh të zgjedhur si Blerim Destani, Luan Jahja, Xhevdet Ferri, Marsela Lusha, etj. Filmi trajton temën e viteve të turbullta pas pavarësisë së Shqipërisë. Shestani, një djalosh nga Shqipëria juglindore, dashurohet në Agnesën, një vajzë të cilën babai e detyron të bëhet murgeshë. E tërë ngjarja zhvillohet rreth luftës dhe dashurisë mes Shestanit dhe Agnesës. Në produksionin e filmit ka marrë pjesë firma gjermane "Lara Enterprises", me producent boshnjak, ndërsa drejtor i fotografisë është irlandezi Donal Giljan. Filmi është xhiruar në Maqedoni dhe në të kanë interpretuar edhe aktore maqedonas si Naomi Valeska. Filmi "Koha e kometës" u shfaq premierë më 23 gusht 2008 në Durrës në sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu", për t'u shfaqur më pas në Prishtinë, në 2-3 shtator 2008. /MIA/
|