Statistics |
![](/stat/1739206611)
Gjithsej Online : 1 Mysafir: 1 Perdorues: 0 |
|
Main » 2009 » Shkurt » 20
Bika është e trishtuar dhe nuk dëshiron të marrë pjesë në debatin e drejtuar nga Dritani. Vajza e cila struket duke qarë në banjë, ndjehet e sulmuar nga banorët e tjerë që sipas saj komentojnë cdo veprim që ajo bën. Adelajda, Arjoni dhe Dritani përpiqen ta qetësojnë.
Views:
892
|
Added by:
Arm1n
|
Date:
2009-02-20
|
|
![](http://bigbrother.top-channel.tv/images/lajme/denimi-me-vdekje.jpg) Banorët diskutojnë mbi temën e dënimit me vdekje. Arjoni dhe Aida shprehen kundër tij. Sipas 23 vjeçarit ky lloj dënimi eshtë një lloj barbarizmi, e gjithashtu në disa raste lehtësues për shumë kriminelë, të cilët meritojnë te vuajnë më shumë. Të njëjtin mendim ndan edhe Zhuljeta.
Views:
949
|
Added by:
Arm1n
|
Date:
2009-02-19
|
|
![](http://bigbrother.top-channel.tv/images/lajme/arjoni-tallet.jpg) Banorët janë duke drekuar dhe Bjordi është pranë Adelajdes. Arjoni nuk rresht së ngacmuari me batuta ironike 20 vjeçarin. “Pozicionohu – i thote ai – se nuk mund te luash me dy porta, nuk të lejon Adelajda” – duke iu referuar afrimitetit të tij si me Mimozën ashtu dhe me Adelajdën. Më pas, kur vajza nga Kosova ngrihet nga tavolina i drejtohet sërish Bjordit me një batutë nga filmi “14 vjec dhëndër”. “Rritu Gjino, se do të të marrin fiqtë”.
Views:
942
|
Added by:
Arm1n
|
Date:
2009-02-19
|
|
![](http://bigbrother.top-channel.tv/images/lajme/shetitje-romantike.jpg) Me sa duket Bjordit i ka pëlqyer loja e një nate më parë, kur improvizoi martesë me Mimozën. Ai e fton te bëjnë një shëtitje romantike në kopësht si burri me gruan. Pasi ecin krah për krah për pak minuta ulen dhe diskutojnë mbi shijet muzikore. Bjordi e pyet cila është rryma që preferon më shumë dhe Mimoza i thotë se pëlqen hip-hopin dhe baladat, sidomos ato të Celine Dion. Vajza tallet me simpatinë e tij për Michael Jackson, ndersa ai i përgjigjet me shaka se nëse do të jetojnë bashkë duhet të mesohet të dëgjojë këngët e tij. Kur rikthehen brenda të tjerët komentojnë mbi faktin që jashtë ishte shumë ftohtë. “Na ngrohu dashuria”-u thotë Bjordi.
Views:
939
|
Added by:
Arm1n
|
Date:
2009-02-19
|
| |
|
|