Këngëtare, aktore, ish-pjesëtare e grupit "Spirit Voice", kjo është Elia Zaharia, vajza e aktores të talentuar shqiptare, Yllka Mujo, e cila tregon historinë e saj të dashurisë me Princin Leka II, nipin e Mbretit Zog.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Elia tregon se e vlerëson dashurinë për Princin e saj ‘të kaltër’ që këtë herë ka qenë vërtetë një princ, djalë i familjes mbretërore shqiptare duke pranuar me sinqeritet se ndjehet mirë në dashurinë e saj me Princin.
“Më telefonon nga Tirana. Marr disa telefonata në ditë. Ndjehem mirë në dashurinë time me princin. Është një njeri që e çmoj dhe e vlerësoj shumë, me plot virtyte. Me jep dhe i jap dashuri. Jetojmë me njëri tjetrin edhe pse jemi larg njëri nga tjetri, gati 3.000 kilometra. Telefoni duket sikur shkurton distancat tani, kështu që shpesh gjatë ditës i telefonojmë njëri-tjetrit. Më pëlqen që jam e dashuruar nga një njeri si ai”, tregon Elia.
|