Aktori i cili vuan nga kanceri, Patrick Swayze, është mbreti i filmave romantik, pasi filmi “Ghost” ka kryesuar në një sondazh për filmin më të mirë të realizuar ndonjëherë për dashurinë, derisa filmi tjetër i tij “Dirty Dancing” është renditur në pozitën e dytë.
Në filmin e vitit 1990 Swayze luan rolin e një shpirti (të vdekuri) i cili komunikon me të dashurën e tij, që është luajtur nga Demi Moore.
Filmi u rendit i pari në sondazhin e Ditës së Valentinit të zhvilluar nga HMV, që kërkonte filmin më romantik të të gjitha kohëve.
Filmi tjetër i Swayze, ai i vitit 1987, “Dirty Dancing”, u rendit i dyti, derisa “The Notebook”, ku luajnë Rachel McAdams dhe Ryan Gosling, ka marrë vendin e tretë. Filmat “Titanic” dhe “Pretty Woman” kanë mbyllur top pesëshin.
|