Main » 2009»Shkurt»17 » BigBrother Lajme : Zhuli - "Bukuria, nuk të bën të mirë"
8:50 AM
BigBrother Lajme : Zhuli - "Bukuria, nuk të bën të mirë"
Adelajda tregon se për të impakti i parë është shumë i rëndësishëm dhe nëse e lidh puna dhe ka kohë që ta njohë është një mundësi e mirë, në të kundërt do të mbetet opinioni i parë që ka krijuar, ai negativ. Zhuljeta pohon se nuk është e thënë që të jetë mashkulli i bukur ta tërheqë, pasi bukuria nuk të bën të mirë. Adriani reagon duke thënë se kjo është e padrejtë, pasi një që nuk ka pamje të mjaftueshme për tu konsideruar i bukur duhet të vuajë. Arjoni thotë se paragjykimi i parë është shumë i rëndësishëm dhe nëse një njëri nuk ka pamje të mjaftueshme për të kualifikuar i bukur, shpesh edhe mund të konsiderohet njeri jo i mirë.