E diell, 2024-05-19, 10:05 AM
BigBrother ALbania 2
Main | | Registration | Login
Statistics

Gjithsej Online : 1
Mysafir: 1
Perdorues: 0
Main » 2008 » Korrik » 8 » V.I.P : BLERO: Braktis muziken e Suedine
5:05 PM
V.I.P : BLERO: Braktis muziken e Suedine
98

Do të zbuloj diçka për fansat e mi, ata shumicën e gjërave i dinë, por unë po ju them për herë të parë, që unë do të braktis muzikën

Plot një vit më parë Blero, do t’i jepte fund lidhjes dashurore me Norën, vetëm pak ditë para dasmës. Por duket se në më pak se 365 ditë, kur kanë lëvizur shumë gjëra në jetën e tij, Blero ka preferuar të vendoset përkohësisht në Prishtinë, madje ai ka pohuar një sekret për fansat e tij, se do të braktisë muzikën, por nuk ka përcaktuar nëse me këtë hap do t’i japë fund karrierës. “Do të zbuloj diçka për fansat e mi, ata shumicën e gjërave i dinë, por unë po ju them për herë të parë, që unë do të braktis muzikën”, ka thënë Blero në një intervistë, që duket paksa e pakëndshme për të gjithë fansat e tij.Por lajmi që po qarkullon mësë shumti në media në formë thashethemi, është një lidhje e re dashurie që ka zënë vend në jetën e këngëtarit shqiptar, që prej vitesh jeton edhe në Suedi, ku edhe startoi vrullshëm karrierën e tij. Hera e fundit që ai u shfaq në ekran ishte publikimi i dy këngëve dhe klipeve njëkohësisht, një prej të cilëve ishte bashkëpunim me Leonora Poloskën, e cila kishte shkruar tekstin e këngës “Crazy”, ndërsa Blero ishte autor i kompozimit të këngës, një sukses që duket se i bëri të dy të ndihen shumë mirë.


JETA NË PRISHTINË

Blero është një ndër artistët e rrallë shumë të dhënë pas jetës së natës, madje hyn edhe në listën e atyre që e pranon me gojën plot se i pëlqen që shpesh edhe të dehet. Dhe kur vjen puna për të shijuar në maksimum jetën e natës që ofron Prishtina, ai gjithmonë mbetet në radhën e parë, përkrah miqve të tij më të ngushtë të cilët janë Getoar Selimi apo Genta Ismaili, me të cilët shpesh është parë në lokalet e natës.

Duket se përfshirja e tij në jetën e natës e ka bërë që të vendosë për t’u kthyer përfundimisht në Prishtinë dhe të lërë pas dore projektet që kishte nisur në Suedi. Miqtë e tij pohojnë se një tjetër arsye për të cilën ai ka vendosur që të qëndrojë në vendlindje është pikërisht edhe Tirana, pasi ai ka marrëdhënie shumë të mira me këtë qytet. Kujtojmë që herën e fundit që Blero ishte në Tiranë, teksa ishte duke u argëtuar në një pub të kryeqytetit, atij i grabitën celularin, ngjarje e cila nuk i la atij shije të mirë, por kjo nuk e pengon të vijë më shpesh në Tiranë.

DASHURIA E RE

Mbi tapetin e kuq të “Video Fest” dhe më pas në netët e çmendura të Prishtinës, Blero është shfaqur herë pas herë në krah të një bukurosheje, që po përflitet se ajo është e dashura e tij e re. Por nëse para tri vitesh këngëtari bëri një gabim duke ekspozuar fejesën e tij në publik, këtë herë ka menduar që ta mbajë sa më larg vëmendjes mediatike historinë e re. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ai nuk do asnjëherë të rrëfejë për jetën sentimentale, për më tepër që vajza me të cilën po përjeton aktualisht zjarrin e dashurisë, nuk është ende një person publik. Megjithatë, nuk dihet nëse fakti që ai po largohet nga muzika, mund të jetë një mënyrë për të fituar qetësinë e humbur të jetës sentimentale.
Views: 742 | Added by: Arm1n | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Login form
Search
Calendar
«  Korrik 2008  »
DiHeMaMeEjPrSht
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031
Entries archive
Site friends
  • Create your own site
  • Copyright MyCorp © 2024 Powered by uCoz