E diell, 2024-05-19, 3:23 PM
BigBrother ALbania 2
Main | | Registration | Login
Statistics

Gjithsej Online : 1
Mysafir: 1
Perdorues: 0
Main » 2008 » Korrik » 10
 
Këngëtarja Nora Istrefi, e cila së fundmi ka promovuar video-projektin “Another World”, në bashkëpunim me reperin amerikan Janatan, në një intervistë dhënë për Flladin Veror duke folur për fejesën me Robert Berishën, ka deklaruar se nuk ka ndryshuar asgjë në jetën e saj.

Nora ka treguar se është ndier mirë, meqë pothuaj të gjithë kolegët e kanë uruar për fejesë. Megjithëkëtë, gjatë intervistës është vërejtur se këngëtarja nuk e kishte në gisht unazën e fejesës.

Sa i përket muzikës, Nora me disa këngëtarë të tjerë ndërkombëtarë është përzgjedhur për të realizuar këngë, të cilat më pas do të dërgohen në një produksion të njohur muzikor amerikan.

Nëse producentët do ta pëlqejnë dhe vlerësojnë interpretimin e Norës, mund të ndodhë që asaj t’i hapen rrugët edhe për një karrierë të mundshme ndërkombëtare.
Views: 876 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-10 | Comments (0)

Në rivierën malaziase po qarkullon një ogur – ogur i zi i një sezone të zezë edhe pse paralajmërimet kanë qenë tejet pozitive dhe optimiste. Qershori megjithatë ka sjellë të ftohtin dhe shiun – e bashkë me to edhe shqetësimin për një sezon të dështuar.

Por nuk është gjithçka e lidhur me motin e keq – mjafton deti dhe dielli, por mungesa e turistëve është fakti që shqetëson.

Pronarët e objekteve hoteliere në Budvë flasin për punime komunale të cilat i kanë shkatërruar plazhet lokale. Flasin për turistë të huaj të cilët nuk gëzohen kur gjatë rrugës për në plazh kalojnë afër kantiereve të ndërtimit.

Turistët e llastuar nuk janë të kënaqur që natën në vend se të dëgjojnë gumëzhitjen e tingujve mesdhetare dëgjojnë zhurmën e ndërtimeve dhe që në vend të aromës së pishave thithin pluhurin e rrugës në ndërtim.

Panorama është su ... Lexo me shum
Views: 770 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-10 | Comments (1)

Login form
Search
Calendar
«  Korrik 2008  »
DiHeMaMeEjPrSht
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031
Entries archive
Site friends
  • Create your own site
  • Copyright MyCorp © 2024 Powered by uCoz