E diell, 2024-05-19, 5:30 PM
BigBrother ALbania 2
Main | | Registration | Login
Statistics

Gjithsej Online : 1
Mysafir: 1
Perdorues: 0
Main » 2008 » Korrik » 10 » Opinion: Fundi i turizmit masiv!
11:20 AM
Opinion: Fundi i turizmit masiv!
Në rivierën malaziase po qarkullon një ogur – ogur i zi i një sezone të zezë edhe pse paralajmërimet kanë qenë tejet pozitive dhe optimiste. Qershori megjithatë ka sjellë të ftohtin dhe shiun – e bashkë me to edhe shqetësimin për një sezon të dështuar.

Por nuk është gjithçka e lidhur me motin e keq – mjafton deti dhe dielli, por mungesa e turistëve është fakti që shqetëson.

Pronarët e objekteve hoteliere në Budvë flasin për punime komunale të cilat i kanë shkatërruar plazhet lokale. Flasin për turistë të huaj të cilët nuk gëzohen kur gjatë rrugës për në plazh kalojnë afër kantiereve të ndërtimit.

Turistët e llastuar nuk janë të kënaqur që natën në vend se të dëgjojnë gumëzhitjen e tingujve mesdhetare dëgjojnë zhurmën e ndërtimeve dhe që në vend të aromës së pishave thithin pluhurin e rrugës në ndërtim.

Panorama është sureale: Aty ndodhen hotelet e bukura Splendid dhe Queen of Montenegro, me gjithë luksin që mund ti ofrohet një turisti dhe ngjitur me ta ndodhet një rrugë e prishur me muaj të tërë. A thua mendon kush se si do të duken klientët e këtyre dy hoteleve luksoze kur të kthehen në hotel pas një shëtitje në Budvë. Ata do të jenë të mbuluar me pluhur dhe do kenë formën e shnicllave vjeneze të gatshme për tu hedhur në vajin e nxehtë.

Mimika e të huajve të cilët fati i ka sjellë në bregdetin malazias i thotë të gjitha: një përzierje e ndjesisë së të qenit i humbur, i frustrimit, frikës. Kur shef grupe të ndryshme “strancash” të cilët me plot çudi shikojnë rreth e rrotull rrugëve të pariparuara ia bën vetes pyetjen “a do vijnë këta përsëri në Mal të Zi”?. Turistë të huaj për fat të mirë ka më shumë sesa vitin e kaluar . Ose thënë më mirë ka më pak turistë nga shtetet e dala nga Ish-Jugosllavia dhe andaj turistët e huaj bijnë në sy më shumë.

Në Ulqin flitet për sezonin e sivjetmë i cili duket se do të jetë më i dështuari i dekadës së fundit. Ka informata se këtë vit 1/3 e turistëve nga Kosova nuk do e zgjedh Ulqinin si vend për të kaluar pushimet verore. Ngjashëm është situata në Bokë të Kotorit ku vendasit presin shumë turistë nga Serbia. Analistët e turizmit frikësohen se ky është fundi i turizmit masiv.

Nëse vërtetë ndodhë kështu atëherë ky është fati më i madh që mund ta gjejë Malin e Zi. Një a dy sezone të dështuara janë një sakrificë e vogël ndërsa shikuar në kontekstin afatgjatë kjo është gjë tejet e mirë. Çdo rënie e vogël është ogur i mirë për një ngritje të gjatë. Turizmi masiv nuk është degë e industrisë së turizmit por një ndihmë sociale. Kjo më së bukuri shihet në Ulqin - kryeqytetin malazias të turizmit masiv.

Niveli i ndërtimit ilegal në Ulqin është aq i lartë saqë numri i shtretërve të destinuar për turistë shkon deri në 150 mijë ndërsa sa për krahasim riviera e Dubrovnikut disponon me vetëm 18 mijë shtretër, nga të cilët 1/3 përbëjnë akomodimin privat. Kjo ofertë në Ulqin vlen që disa vite dhe normalisht sasia e madhe e rrëzon çmimin por kjo nuk do të thotë se do të ndalet ndërtimi i dhomave të tjera, në të kundërt numri i dhomave shtohet çdo vit.

Çmimet e fjetjes nuk caktohen nga pronarët e objekteve hoteliere (lexo:dhomave) por nga vetë turistët të cilët këtë vit refuzojnë të paguajnë fjetjen mbi 3 euro për person. Ndërsa në apartmanet luksoze të pajisura me televizor kabllovik dhe kondicioner çmimi shkon jo më shumë se 7 euro nata për person.

Turistët e pa-lajmëruar në zyrën komunale të turizmit e dëmtojnë buxhetin. Në Tivar, Budvë dhe Kotor po kryhen punime në infrastrukturë me të madhe derisa në Ulqin asgjë nuk po rregullohet edhe pse dihet që infrastruktura që 10 vite është e mbingarkuar, mos të harrojmë faktin se sivjet ka një boom ndërtimor. Ja pse për çdo ditë nga gjysmë dite nuk kemi ujë a rrymë me rregull.

Kaosi në të cilin Ulqini çdo vit e më shumë po e prish të ardhmen e vet është çmimi i paqes sociale të cilin shteti i Malit të Zi po e blen në këtë vend. Ky është çmimi për papunësinë, grabitjen e Valdanosit, Plazhit të Madh, Adës në Bunë. Kjo vlen për krejt bregdetin malazias ku Ulqini është shembulli më ekstrem.

Prandaj fundi i turizmit masiv është i mirëseardhur, fundi i kontratës së pashkruar të cilën shteti ia ka ofruar qytetarëve: bëni çka të doni dhe na leni ne që të bëjmë çka të duam.

 

Views: 771 | Added by: Arm1n | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 Suel  
0
gjina shkoj turizmi hehehe

Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Login form
Search
Calendar
«  Korrik 2008  »
DiHeMaMeEjPrSht
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031
Entries archive
Site friends
  • Create your own site
  • Copyright MyCorp © 2024 Powered by uCoz