E diell, 2024-05-19, 2:07 PM
BigBrother ALbania 2
Main | | Registration | Login
Statistics

Gjithsej Online : 1
Mysafir: 1
Perdorues: 0
Main » 2008 » Korrik » 08
image

Mesfushori i Çellsit, Xho Koll përjetoi aksident trafiku, kur me makinën e vet "Ranxh Rover" u përplas në kamion 40 tonëshe.

Në rrugë për stërvitjen e parë të Çellsit, futbollisti 26 vjeçar me makinën e tij që kap vlerën 50.000 paund u përplas në kamionin të tipit "Scania". Ngasësi i kamionit, Xhon Djuri humbi vetëdijën, ndërsa Xho Koll  përpos lëndimeve në dorë, ka shkuar për t'i dhënë ndihmë ngasësit të kamionit. Pastaj ka kërkuar nga Çellsi të dërgojë një makinë për të dërguar Kollin në stërvitje.

"Filimisht ishte i shqetësuar, por pak më vonë u ndje mirë dhe ishte në stërvitjen e parë. Është i lumtur që askush nuk është lëndu ... Lexo me shum

Views: 833 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-08 | Comments (2)

image

Maqedonia është në mes të shteteve të rajonit dhe Evropës Qendrore sipas piraterisë softvere, me shkallë prej 68 për qind në vitin 2007.

Në korniza rajonale, shkallë më të ulët ka Kroacia - 54 për qind, ndërsa përqindje të njëjtë si Maqedonia kanë Bosnja e Hercegovina, Bullgaria dhe Rumania, tregon hulumtimi i zbatuar nga IDC, kompani e pavarur për hulumtim global të tregjeve dhe parashikim të sferës së teknologjisë informatike.  

Serbia vitin e kaluar ka pasur shkallë të piraterisë softvere prej 76 për qind, Shqipëria 78, ndërsa Mali i Zi 83 për qind. < ... Lexo me shum

Views: 796 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-08 | Comments (0)

104

Fansat e thirrin Dr Who

Më shumë se 2.500 veta kanë provuar ta thërrasin në telefon Dr. Who pasi numri i tij i telefonit kishte dalë në shoun televiziv.

Programi televiziv me emrin e protagonistit kryesor, “Dr Who”, të cilin e luan aktori, David Tennant, kishte shfaqur në ekran numrin 07700 900 461, të cilin duhet ta thirrshin në serial për të marrë ndihmë nga doktori.

Mirëpo, që nga koha e shfaqjes së këtij numri rreth 2.500 shikues të serialit e kanë thirrur numrin për të kërkuar ndihmë, duke mos mundur ta dallojnë realitetin dhe filmin.


Madje një fans i serialit është ankuar në faqen e BBC duke shkruar: “E kam thirrur numrin, por aty u paraqit një zë i bezdisshëm nga rrjeti”.
Views: 820 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-08 | Comments (0)

101


Opel Insignia Hatchback edhe më elegante


Në panairin e Londrës, kompania automobilistike Opel, do ta paraqesë edhe versionin me pesë dyer, Opel Insignia Hatchback, i cili është shumë më elegant, mirëpo ka edhe një dozë sportive.



Detajet teknike (motorët me benzinë do të zhvillojnë 115-260 KF, ndërsa ato dizelë 110-160 KF), platforma, trapi dhe gjatësia do të jenë të ngjashme me versionin Sedan, që do të thotë se edhe hapësira e brendshme do të jetë e ngjashme si edhe vëllimi i bagazhit.

OpeL 1

Meqenëse të dy modelet janë shumë të ngjashme, detali në bazë të të cilit do të dallojnë është fshirësi i pasmë, i cili mungon te versioni Sedan, ndërsa është i pranishëm te automjeti me pesë dyer.
Views: 791 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-08 | Comments (0)

100

Meshkujt e vërtetë pinë qumësht me yndyrë!

Një studim i realizuar online me 86 qytetarë të Zelandës së Re, ka zbuluar se qumështin pa yndyrë meshkujt ua kanë rezervuar femrave.

Përqindja e njëzetvjeçarëve të cilët preferojnë qumështin me shumë yndyrë, sipas këtij studimi ishte 35%.

Vetëm meshkujt të cilët kanë probleme shëndetësore dhe ata të cilët kanë frikë se mos shtojnë në peshë, pinë qumësht light, ndërsa adhuruesit e vërtetë të qumështit e preferojnë vetëm qumështin me yndyrë.
Views: 798 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-08 | Comments (0)

99

Ronaldinho dhe Robinho përfshihet në ekipin olimpik

Trajneri brazilian, Dunga, e ka emërtuar ekipin e tij që do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike, duke i përfshirë në listën finale edhe yllin e Barcelonës, Ronaldinhon, si dhe atë të Real Madridit, Robinhon.

Në listën e Dungas pritej të jetë edhe mbrojtësi i Romës, Juan, por klubi italian vendosi të mos e lejojë lojtarin për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike.

Edhe pse Werder Bremen dhe Schalke 04 publikisht kishin thënë se nuk do t’i lejojnë yjet si Diego dhe Rafinha, dyshja janë pjesë e planeve të Dungas.

Brazili bën pjesë në Grupin C, ndërsa debutimin do ta ketë më 7 gusht kundër Belgjikës, dhe pastaj kundër Zelandës së Re dhe nikoqirit të kampionatit, Kinës.


Ekipi: ... Lexo me shum

Views: 774 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-08 | Comments (0)

98

Do të zbuloj diçka për fansat e mi, ata shumicën e gjërave i dinë, por unë po ju them për herë të parë, që unë do të braktis muzikën

Plot një vit më parë Blero, do t’i jepte fund lidhjes dashurore me Norën, vetëm pak ditë para dasmës. Por duket se në më pak se 365 ditë, kur kanë lëvizur shumë gjëra në jetën e tij, Blero ka preferuar të vendoset përkohësisht në Prishtinë, madje ai ka pohuar një sekret për fansat e tij, se do të braktisë muzikën, por nuk ka përcaktuar nëse me këtë hap do t’i japë fund karrierës. “Do të zbuloj diçka për fansat e mi, ata shumicën e gjërave i dinë, por unë po ju them për herë të parë, që unë do të braktis muzikën”, ka thënë Blero në një intervistë, që duket paksa e pakëndshme për të gjithë fansat e tij.Por lajmi që po qarkullon mësë shumti në media në formë thashethemi, është një lidhje e re dashuri ... Lexo me shum
Views: 742 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-08 | Comments (0)

6

Geti "diss" TBA – TBA tallet me këngën

13 anëtarët e "Baba Records", janë munduar ta kritikojnë grupin e muzikës rep, "TBA", dhe sidomos Rebel a.K.a UniKKatil me një këngë të tyre të re në albumin e tyre më të fundit, "Pika n’vesh".

Por, disa anëtarë të TBA në Prishtinë kur e kanë dëgjuar këngën aq shumë kanë qeshur me të saqë kanë thënë se këso lloj disi bën vetëm në një anëtarë i thjeshtë i TBA.

“E nëse Rebeli ia bon një ‘diss’, atëherë Geti le ta përfundojë karrierën e tij muzikore se sa i përket rep-it UniKKatil është më i njohur. Mos harroni ai e ka shit albumin 20 000 euro, kurse Geti s’mundet as 5000 euro”, ka thënë një anëtar i TBA.


Madje rreth 20 anëtarë të TBA e kanë përqeshur edhe festimin e ditëlindjes se Getit në KTV, dhe kanë thënë se çfarë “gangsta”, mundet me qe ... Lexo me shum
Views: 823 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-08 | Comments (3)

96


Jessica kryeson me gjinjtë e saj


Këngëtarja e muzikës pop, Jessica Simpson, ka kryesuar në një sondazh të ri, i cili zgjedh gjoksin më të mirë në Hollywood.

Gjoksi i përsosur i këngëtares dhe aktores, i ka dhënë asaj kryesimin në sondazhin e revistës, “In Touch”.

Jessica kryeson para ish-supermodeles, Tyra Banks, ndërsa e treta në renditje për të fituar këtë ‘çmim’ është aktorja Scarlett Johansson.
Views: 856 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-08 | Comments (0)

95



Madonna fton Britneyn në turne

Superylli i muzikës pop, Madonna thuhet ka kërkuar nga Britney Spears t’i bashkohet asaj në turne, duke u përpjekur në këtë mënyrë t’i ndihmojë këngëtares problematike, ta rikthejë karrierën muzikore.

“Ata do të xhirojnë një video së bashku gjatë të dielës dhe kjo do të paraqitet si prapavijë në një pjesë të shout të Madonnës. Ato po ashtu janë duke biseduar që Britney të ngjitet në skenë në disa prej koncerteve. Madonna mund t’i ndihmojë Britneyt të rikthehet në atë që ishte”, ka thënë një burim për tablloidin britanik “The Sun”. Turneu u Madonnës, i quajtur “Sticky and Sweet”, fillon më datën 23 gusht. Këngëtaret më herët befasuan adhuruesit në MTV Music Awards në vitin 2003, kur ndanë puthje të nxehta në skenë.
Views: 720 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-08 | Comments (1)

Login form
Search
Calendar
«  Korrik 2008  »
DiHeMaMeEjPrSht
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031
Entries archive
Site friends
  • Create your own site
  • Copyright MyCorp © 2024 Powered by uCoz