E diell, 2024-05-19, 4:52 PM
BigBrother ALbania 2
Main | | Registration | Login
Statistics

Gjithsej Online : 1
Mysafir: 1
Perdorues: 0
Main » 2008 » Korrik » 9 » Politika: Shqipëria në NATO, firmosi sot Paktin e Anëtarësimit
12:57 PM
Politika: Shqipëria në NATO, firmosi sot Paktin e Anëtarësimit
image

Zyrtare, Shqiperia dhe Kroacia anetare te NATO-s. U be sot nenshkrimi i Protokolleve te anetaresimti ku vendet anetare te NATO-s ju uruan mireseardhjen dy vendeve me te reja.

Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan sot në Bruksel Protokollet e Anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Perfaqesuesit e vendeve te NATO-s kane nënshkruar njeri-pas tjetrit protokollet me dy vendet ballkanike duke shenuar keshtu përfundimin me sukses të negociatave të Anëtarësimit Shqipëri-NATO dhe ato Kroaci-NATO, që erdhën pas ftesës në Samitin e Bukureshtit. Nënshkrimi i Protokolleve të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO i hap rrugë ratifikimit të këtyre protokolleve nga vendet anëtare dhe anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut. Shefi i NATO-s, Jap de Hopp Shefer vlerësoi punën dhe përpjekjet e dy vendeve me qellim anetaresimin ne NATO. Shefer vlerësoi se keto dy vende tani jane shembull konkret per vendet qe aspirojnë të anëtarësone në strukturat Euro-Atlantike.
“Shqiperia dhe Krocia jane angazhuar shumë për një qëllim të përbashkët. Te dyja vendet kanë filluar reformat për të plotësuar kushtet tona. Theksoj se dyert e NATO do te jene te hapura për anëtaresimin e vendeve te tjera. Te gjithe e dine se anetaresimi eshte një qellim per shume vende. Mendoj se rasti me Shqiperine e Kroacine te sherbeje si frymëzim per to”, tha Shefer.
Pala shqiptare u përfaqesua në këtë ceremoni nga një delegacion i kryesuar nga ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. “Me kete nënshkrim shenohet përfundimi i perpjekeve te Shqiperise per anetaresim ne NATO. Na eshte dashur shume pune e angazhime dhe ndihme e vyer nga aleatet tanë në Aleancë”, tha Basha duke falënderuar vendet anetare të NATO-s që i dhane këtë mundësi Shqipërisë.
Nje fjale pershendetese mbajti dhe Ministri i Jashtëm i Kroacise, Gordan Jandrakoviç.
Në orën 12:00, Këshilli i Atlantikut të Veriut fillon mbledhjen e tij të rregullt ku Shqipëria dhe Kroacia marrin pjesë për herë të parë, pa të drejtë vote.

Views: 807 | Added by: Arm1n | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Login form
Search
Calendar
«  Korrik 2008  »
DiHeMaMeEjPrSht
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031
Entries archive
Site friends
  • Create your own site
  • Copyright MyCorp © 2024 Powered by uCoz