Kapiteni i kombëtares së futbollit të Gjermanisë dhe futbollist i Çelsit, Mihael Balak është kurorëzuar.
Mesfushori 31 vjeçar është bashkuar me Zimone Lambe, me të cilën shoqërohet një kohë të gjatë. Të dy kanë tre fëmijë, ndërsa ceremonia e martesës u mbajt në "Kempfenhauzen" që gjendet në fshatin bavarez Berg. Balak posedon shtëpi në Berg, në të cilën nesër do organizojë mbrëmje zbavitëse, ku do të marrin pjesë shokë dhe miq të futbollistit.