E diell, 2024-05-19, 1:43 PM
BigBrother ALbania 2
Main | | Registration | Login
Statistics

Gjithsej Online : 1
Mysafir: 1
Perdorues: 0
Main » 2009 » Shkurt » 4 » "Koha e kometës" në Festivalin e filmit në Beograd
9:45 PM
"Koha e kometës" në Festivalin e filmit në Beograd
image
"Koha e kometës", film i regjisorit shqiptar Fatmir Koçi, do të marrë pjesë në Festivalin e 37-të të filmit në Beograd, ku konkurrojnë filma nga 9 vende të ndryshme të botës, ndër të cilët dhe filma që kandidojnë për çmime Oscar apo Golden Globe.
 
Festivali pritet të nisë në 20 Shkurt dhe konkurrimi i filmave do të zgjasë deri më 1 Mars.
"Koha e kometës" e regjisorit Fatmir Koçi, është mbështetur në novelën "Viti i mbrapshtë" i shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Në të interpretojnë një kast aktorësh të zgjedhur si Blerim Destani, Luan Jahja, Xhevdet Ferri, Marsela Lusha, etj.
Filmi trajton temën e viteve të turbullta pas pavarësisë së Shqipërisë. Shestani, një djalosh nga Shqipëria juglindore, dashurohet në Agnesën, një vajzë të cilën babai e detyron të bëhet murgeshë. E tërë ngjarja zhvillohet rreth luftës dhe dashurisë mes Shestanit dhe Agnesës.
Në produksionin e filmit ka marrë pjesë firma gjermane "Lara Enterprises", me producent boshnjak, ndërsa drejtor i fotografisë është irlandezi Donal Giljan. Filmi është xhiruar në Maqedoni dhe në të kanë interpretuar edhe aktore maqedonas si Naomi Valeska.
Filmi "Koha e kometës" u shfaq premierë më 23 gusht 2008 në Durrës në sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu", për t'u shfaqur më pas në Prishtinë, në 2-3 shtator 2008. /MIA/
Views: 700 | Added by: Arm1n | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Login form
Search
Calendar
«  Shkurt 2009  »
DiHeMaMeEjPrSht
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
Entries archive
Site friends
  • Create your own site
  • Copyright MyCorp © 2024 Powered by uCoz