E diell, 2024-05-19, 3:54 PM
BigBrother ALbania 2
Main | | Registration | Login
Statistics

Gjithsej Online : 1
Mysafir: 1
Perdorues: 0
Main » 2009 » Shkurt » 20

Bika është e trishtuar dhe nuk dëshiron të marrë pjesë në debatin e drejtuar nga Dritani. Vajza e cila struket duke qarë në banjë, ndjehet e sulmuar nga banorët e tjerë që sipas saj komentojnë cdo veprim që ajo bën. Adelajda, Arjoni dhe Dritani përpiqen ta qetësojnë.

Views: 837 | Added by: Arm1n | Date: 2009-02-20 | Comments (0)

Banorët diskutojnë mbi temën e dënimit me vdekje. Arjoni dhe Aida shprehen kundër tij. Sipas 23 vjeçarit ky lloj dënimi eshtë një lloj barbarizmi, e gjithashtu në disa raste lehtësues për shumë kriminelë, të cilët meritojnë te vuajnë më shumë. Të njëjtin mendim ndan edhe Zhuljeta.
Views: 894 | Added by: Arm1n | Date: 2009-02-19 | Comments (0)

Banorët janë duke drekuar dhe Bjordi është pranë Adelajdes. Arjoni nuk rresht së ngacmuari me batuta ironike 20 vjeçarin. “Pozicionohu – i thote ai – se nuk mund te luash me dy porta, nuk të lejon Adelajda” – duke iu referuar afrimitetit të tij si me Mimozën ashtu dhe me Adelajdën. Më pas, kur vajza nga Kosova ngrihet nga tavolina i drejtohet sërish Bjordit me një batutë nga filmi “14 vjec dhëndër”. “Rritu Gjino, se do të të marrin fiqtë”.
Views: 895 | Added by: Arm1n | Date: 2009-02-19 | Comments (4)

Me sa duket Bjordit i ka pëlqyer loja e një nate më parë, kur improvizoi martesë me Mimozën. Ai e fton te bëjnë një shëtitje romantike në kopësht si burri me gruan. Pasi ecin krah për krah për pak minuta ulen dhe diskutojnë mbi shijet muzikore. Bjordi e pyet cila është rryma që preferon më shumë dhe Mimoza i thotë se pëlqen hip-hopin dhe baladat, sidomos ato të Celine Dion. Vajza tallet me simpatinë e tij për Michael Jackson, ndersa ai i përgjigjet me shaka se nëse do të jetojnë bashkë duhet të mesohet të dëgjojë këngët e tij. Kur rikthehen brenda të tjerët komentojnë mbi faktin që jashtë ishte shumë ftohtë. “Na ngrohu dashuria”-u thotë Bjordi.
Views: 885 | Added by: Arm1n | Date: 2009-02-19 | Comments (0)

Login form
Search
Calendar
«  Shkurt 2009  »
DiHeMaMeEjPrSht
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
Entries archive
Site friends
  • Create your own site
  • Copyright MyCorp © 2024 Powered by uCoz