E diell, 2024-05-19, 3:14 PM
BigBrother ALbania 2
Main | | Registration | Login
Statistics

Gjithsej Online : 1
Mysafir: 1
Perdorues: 0
Main » 2009 » Shkurt » 15
Victoria Beckham njëherë kishte pranuar një ofertë për të qenë vlerësuese në garën televizive të talenteve, “American Idol”, por kishte qenë shumë ‘e zënë’ për a marrë këtë detyrë.

Ish-anëtarja e Spice Girl së fundi u tha se ishte në bisedime për t’iu bashkuar një shou tjetër televiziv, atij britanik “The X Factor”, edhe pse organizatori i këtij shou, Simon Fuller, ka mohuar spekulimet.

“Oferta ka qenë më shumë për në Amerikë. Ne e kemi pasur idenë se ajo është shumë e zënë me linjën e saj të modës, andaj nuk kemi menduar ta angazhojmë”, ka thënë Fuller.

Views: 723 | Added by: Arm1n | Date: 2009-02-15 | Comments (0)

Aktori i cili vuan nga kanceri, Patrick Swayze, është mbreti i filmave romantik, pasi filmi “Ghost” ka kryesuar në një sondazh për filmin më të mirë të realizuar ndonjëherë për dashurinë, derisa filmi tjetër i tij “Dirty Dancing” është renditur në pozitën e dytë.

Në filmin e vitit 1990 Swayze luan rolin e një shpirti (të vdekuri) i cili komunikon me të dashurën e tij, që është luajtur nga Demi Moore.

Filmi u rendit i pari në sondazhin e Ditës së Valentinit të zhvilluar nga HMV, që kërkonte filmin më romantik të të gjitha kohëve.

Filmi tjetër i Swayze, ai i vitit 1987, “Dirty Dancing”, u rendit i dyti, derisa “The Notebook”, ku luajnë Rachel McAdams dhe Ryan Gosling, ka marrë vendin e tretë.
Filmat “Titanic” dhe “Pretty Woman” kanë mbyllur top pesëshin.

Views: 718 | Added by: Arm1n | Date: 2009-02-15 | Comments (0)

Këngëtare, aktore, ish-pjesëtare e grupit "Spirit Voice", kjo është Elia Zaharia, vajza e aktores të talentuar shqiptare, Yllka Mujo, e cila tregon historinë e saj të dashurisë me Princin Leka II, nipin e Mbretit Zog.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Elia tregon se e vlerëson dashurinë për Princin e saj ‘të kaltër’ që këtë herë ka qenë vërtetë një princ, djalë i familjes mbretërore shqiptare duke pranuar me sinqeritet se ndjehet mirë në dashurinë e saj me Princin.

“Më telefonon nga Tirana. Marr disa telefonata në ditë. Ndjehem mirë në dashurinë time me princin. Është një njeri që e çmoj dhe e vlerësoj shumë, me plot virtyte. Me jep dhe i jap dashuri. Jetojmë me njëri tjetrin edhe pse jemi larg njëri nga tjetri, gati 3.000 kilometra. Telefoni duket sikur shkurton distancat tani, kështu që shpesh gjatë ditës i telefonojmë njëri-tj ... Lexo me shum

Views: 825 | Added by: Arm1n | Date: 2009-02-15 | Comments (0)

Kroatët të shtunën kanë gatuar suxhukun, për të cilin thonë se është më i madhi në botë, me gjatë prej 530 metrash.

Qindra banorë lokalë kroatë ishin mbledhur në sheshin kryesor të qytetit Vinkovci, për ta pjekur në skarë suxhukun. që është përgatitur nga 400 kilogramë mish, 10 kilogramë krip, 2.5 kilogram piper, dhe 3.5 kg hudhër, të blerë në një fermë lokale.

Organizatorët kanë pohuar se ky është suxhuku më i madh në botë, që mund t’i ushqejë 3.000 persona, ndërsa kanë shtuar se kjo ishte vetëm një stërvitje, pasi që, vitin e ardhshëm, planifikojnë të prodhojnë një suxhuk të gjatësisë prej 1.000 metrash.

Sipas librit të rekordeve botërore Guinness, suxhuku më i gjatë i prodhuar deri më tash, është ai i gatuar në dhjetor të vitit të kaluar në Rumani, me gjatësi prej 392 metrash.

Views: 711 | Added by: Arm1n | Date: 2009-02-15 | Comments (0)

Login form
Search
Calendar
«  Shkurt 2009  »
DiHeMaMeEjPrSht
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
Entries archive
Site friends
  • Create your own site
  • Copyright MyCorp © 2024 Powered by uCoz