E diell, 2024-05-19, 5:38 PM
BigBrother ALbania 2
Main | | Registration | Login
Statistics

Gjithsej Online : 1
Mysafir: 1
Perdorues: 0
Main » 2009 » Shkurt » 7 » Gjarpri më i madh i të gjitha kohërave
11:00 AM
Gjarpri më i madh i të gjitha kohërave
imageGjarpri që kishte ndjellë frikë dhe tmerr për krokodilët dhe breshkat para dhjetëra milionë vitesh. Të gjitha ata ishin vetëm një meze për kafjall, drekë ose darkë.
Bëhet fjalë për gjarprin me emrin latin “Titanboa cerehonenzis”, përkatësisht për Boan gjigante të Cerehonit, sipas emrit të një miniere në veri të Kolumbisë ku kohë më parë u gjetën mbeturinat fosile. Zbulimin mbrëmë në Floridë e prezantoi ekipi i shkencëtarëve ndërkombëtar. Boa gjigante ishte e gjatë të paktën 13 metra, kishte peshuar 1.200 kilogram, kurse trupin e kishte të gjerë të paktën një metër. Ajo ka jetuar para 60 milionë vitesh, kur planeti ende këndellej nga goditja e asteroidit që shkaktoi asgjësimin e dinosauruseve dhe të qenieve të tjera të gjalla. Shkencëtarët në këtë minierë zbuluan mbeturina të fosileve të 28 gjarpërinjve të këtij lloji. Titanboan, si gjarpër më i gjatë që ka jetuar ndonjëherë në Tokë e zëvendësoi Gjigantofisi, që para 39 milionë vitesh e banonte Egjiptin dhe ishte i gjatë deri dhjetë metra. Prej gjarpërinjve të sotëm më i madh konsiderohet një lloj i gjarprit – Piton që arriti gjatësinë deri nëntë metra.
Views: 704 | Added by: Arm1n | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Login form
Search
Calendar
«  Shkurt 2009  »
DiHeMaMeEjPrSht
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
Entries archive
Site friends
  • Create your own site
  • Copyright MyCorp © 2024 Powered by uCoz