E diell, 2024-05-19, 3:13 PM
BigBrother ALbania 2
Main | | Registration | Login
Statistics

Gjithsej Online : 1
Mysafir: 1
Perdorues: 0
Main » 2009 » Shkurt » 7 » I dashuri i Rovena Stefës ndodhet në burg
11:32 AM
I dashuri i Rovena Stefës ndodhet në burg
Djali që ka rrëmbyer zemrën e Rovena Stefës quhet Agim Krasniqi. Ata janë dashuruar me njëri-tjetrin dhe janë frekuentuar shpesh për muaj me radhë
por fati nuk i ka ndihmuar dy të rinjtë. Më 1 qershor të vitit 2008 Agim Krasniqi arrestohet nga policia maqedonase, pikërisht ditën e zgjedhjeve në Maqedoni
.
 

Ka marrë nga muzika gjithçka ka dashur, famën, mirënjohjen, fansat pa fund, por edhe një shpërblim shumë të mirë financiar.
Sot mbas 10 vitesh karrierë, me siguri Rovena Stefa është më e bindur se kurrë se ia ka vlejtuar gjithë ai investim i madh që ka bërë për muzikën. Ka prekur
pothua se çdo aktivitet muzikor të muzikës së lehtë dhe asaj popullore, ka 4 albume shumë të suksesshme, ftesa pa fund për koncerte në Shqipëri dhe diasporë, klipe ku këngëtarja tregon se përveç se e zonja, di të jetë edhe shumë sensuale… Pra, me një fjalë gjithçka perfekte. Aktivitetet e saj të fundit ishin disa koncerte në Amerikë me rastin e vitit të ri ku këngëtarja u prit shumë ngrohtë nga bashkatdhetarët e saj. Deri këtu gjithçka në rregull. Por ndërsa për jetën e saj artistike kemi tranparencën maksimale për çdo hap të karrierës që ajo ka hedhur, mbetet paksa evazive jeta e saj private. Nuk kemi mundur asnjëherë të mësojmë për historitë e dashurisë së këngëtares simpatike e cila pa dyshim ka patur shumë adhurues, por nuk ka se si Rovena të ketë qenë gjithnjë në rolin e një refuzueseje. Pak vite më parë u mësua për një lidhje të këngëtares e cila mori fund pas rreth një viti. Më pas në gazetën tonë u publikuan disa foto të këngëtares me Shpat Kasapin në plazhet e Egjipit por përtej dukjes, e vërteta është se ata kanë shkuar atje thjesht si miq së bashku me disa
kolegë të tjerë dhe kanë pohuar të dy në media se janë thjeshtë shokë, por edhe bashkëpunëtorë të mirë në muzikë po të kemi parasysh se sa mirë janë pritur në
disa koncerte ku kanë qenë të ftuar të dy. N d ë r k o h ë gazeta “Panorama” shkruante disa muaj më parë se R o v e n a është në fillimet e një historie dashurie me një djalë nga Maqedonia i cili ka qenë ushtar i UÇK-së. Në atë ohë kur u botua shkrimi, ne nuk dinim detaje rreth lidhjes pasi edhe vetë këngëtarja nuk rivate ta ndante me publikun, por pas disa investigimesh, ne arritëm të mësojmë më shumë rreth kësaj lidhjeje. Djali që ka rrëmbyer zemrën e Rovena Stefës quhet Agim Krasniqi.
Ata janë dashuruar me n j ë r i - t j e tr i n dhe janë t a k u a r shpesh për muaj me radhë, por fati nuk i ka ndihmuar dy të rinjtë. Me 1 qershor të vitit 2008 Agim Krasniqi arrestohet nga policia maqedonase, pikërisht ditën e zgjedhjeve në Maqedoni.
Duke qenë pjesë drejtuese e Ushtrisë së Iliridës së Maqedonisë dhe mbështetës kryesor iMenduh Thaçit, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, por mbi të gjitha
një mbështetës i përhershëm i kauzës shqiptare, për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, policia gjeti thjesht një justifikim për ta arrestuar atë ditë. Agimi është 29 vjeç dhe është dënuar me pesë vite burg. Flitet që mund të lirohet pas një kërkese apeli por deri tani asgjë nuk dihet me saktësi. Krasniqi është një personazh shumë i njohur në Maqedoni dhe me peshë në qarqet politike. Ndërkohë në forumet e ndryshme diskutohet nga fansat e Agim Krasniqi, ish-ushtari i UÇK-së vuan dënim politik I dashuri i Rovena Stefës ndodhet në burg DENISA KRAJA Rovenës për mundësinë që
personazhi misterioz për të cilin fliste “Panorama” muaj më parë, një ish-ushtar i UÇK-së, mund të jetë pikërisht Agim Krasniqi. Madje fansat shkojnë më tej duke thënë se Rovena këngën “Lum e lum” nga e ka marrë titullin edhe albumi i saj i fundit, ia ka kushtuar pikërisht atij. Ja disa nga vargjet e këngës: “Ty të kam Agim…Lum e lum për mu, djalin trim më kanë thënë të du”.

Edhe pse këto nuk janë momente të mira si për Agimin i cili ndodhet i izoluar ashtu dhe për Rovenën e cila megjithë dhimbjen e madhe, i duhet të vazhdojë me karrirën e saj si një obligim ndaj fansave, përsëri fati i cili duket se nuk ka qenë shumë bujar me ata, me siguri shumë shpejt do të ndryshojë drejtim, po të kemi parasysh se bëhet fjalë thjesht për një burgim politik. Urojmë që çifti të bashkohet sa më shpejt dhe kësaj here Rovena të na rrëfejë gjithçka për këtë lidhje dashurie kaq speciale me trimin e saj.

“Panorama plus”

Views: 797 | Added by: Arm1n | Rating: 4.5/1265
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Login form
Search
Calendar
«  Shkurt 2009  »
DiHeMaMeEjPrSht
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
Entries archive
Site friends
  • Create your own site
  • Copyright MyCorp © 2024 Powered by uCoz