E marte, 2024-05-07, 8:49 PM
BigBrother ALbania 2
Main | | Registration | Login
Statistics

Gjithsej Online : 1
Mysafir: 1
Perdorues: 0
Main » Entries archive
« 1 2 3 4 5 6 »
107


Sistemi operativ Windows 7 i gjigantit softuerik amerikan Microsoft, do të fillojë të instalohet në kompjuterët e ri të cilët do të gjenden në treg që gjatë këtij viti, ka bërë të ditur departamenti i prodhimit të sistemeve operative të kësaj kompanie.

Sipas njoftimeve, Windows 7 do të prodhohet në versionet 32 dhe 64 bit. Microsoft ka bërë të ditur se softueri i ri Windows 7, mes tjerash, do të harxhojë më pak rrymë, do të jetë më efikas dhe do lidhet edhe me telefonat celular.

Nëse shfrytëzuesi ka dy kompjuterë, sistemi do t’i mundësojë sinkronizim automatik të fajllave, ashtu që ai nuk do të ketë nevojë të dërgojë dokumente nga njëri në tjetrin.
Views: 811 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-11 | Comments (0)

 
Këngëtarja Nora Istrefi, e cila së fundmi ka promovuar video-projektin “Another World”, në bashkëpunim me reperin amerikan Janatan, në një intervistë dhënë për Flladin Veror duke folur për fejesën me Robert Berishën, ka deklaruar se nuk ka ndryshuar asgjë në jetën e saj.

Nora ka treguar se është ndier mirë, meqë pothuaj të gjithë kolegët e kanë uruar për fejesë. Megjithëkëtë, gjatë intervistës është vërejtur se këngëtarja nuk e kishte në gisht unazën e fejesës.

Sa i përket muzikës, Nora me disa këngëtarë të tjerë ndërkombëtarë është përzgjedhur për të realizuar këngë, të cilat më pas do të dërgohen në një produksion të njohur muzikor amerikan.

Nëse producentët do ta pëlqejnë dhe vlerësojnë interpretimin e Norës, mund të ndodhë që asaj t’i hapen rrugët edhe për një karrierë të mundshme ndërkombëtare.
Views: 874 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-10 | Comments (0)

Në rivierën malaziase po qarkullon një ogur – ogur i zi i një sezone të zezë edhe pse paralajmërimet kanë qenë tejet pozitive dhe optimiste. Qershori megjithatë ka sjellë të ftohtin dhe shiun – e bashkë me to edhe shqetësimin për një sezon të dështuar.

Por nuk është gjithçka e lidhur me motin e keq – mjafton deti dhe dielli, por mungesa e turistëve është fakti që shqetëson.

Pronarët e objekteve hoteliere në Budvë flasin për punime komunale të cilat i kanë shkatërruar plazhet lokale. Flasin për turistë të huaj të cilët nuk gëzohen kur gjatë rrugës për në plazh kalojnë afër kantiereve të ndërtimit.

Turistët e llastuar nuk janë të kënaqur që natën në vend se të dëgjojnë gumëzhitjen e tingujve mesdhetare dëgjojnë zhurmën e ndërtimeve dhe që në vend të aromës së pishave thithin pluhurin e rrugës në ndërtim.

Panorama është su ... Lexo me shum
Views: 769 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-10 | Comments (1)

image

Zyrtare, Shqiperia dhe Kroacia anetare te NATO-s. U be sot nenshkrimi i Protokolleve te anetaresimti ku vendet anetare te NATO-s ju uruan mireseardhjen dy vendeve me te reja.

Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan sot në Bruksel Protokollet e Anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Perfaqesuesit e vendeve te NATO-s kane nënshkruar njeri-pas tjetrit protokollet me dy vendet ballkanike duke shenuar keshtu përfundimin me sukses të negociatave të Anëtarësimit Shqipëri-NATO dhe ato Kroaci-NATO, që erdhën pas ftesës në Samitin e Bukureshtit. Nënshkrimi i Protokolleve të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO i hap rrugë ratifikimit të këtyre protokolleve nga vendet anëtare dhe anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut ... Lexo me shum

Views: 805 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-09 | Comments (0)

image

Dy zjarre pyjore janë regjistruar sot në mëngjes në grumbullin e maleve Kajmakçalan, përderisa mediumet greke lajmërojnë se ka zjarr rreth 100 metra nga kufiri i Maqedonisë.

Siç kumtoi Qendra për menaxhim me kriza, të dyja zjarretnë anën maqedonase janë në terren jashtëzakonisht të papërshtatshëm, ndërsa distanca e njërës prej tjetrës është shtatë kilometra.

Zjarri i parë që gjendet në vendin e quajtur Ana Veriore afër shpatit Zmejce, është aktiv tashmë tre ditë, në sipërfaqe prej 120 hektarëve dhe është në fomë përdhese.

Zj ... Lexo me shum

Views: 798 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-09 | Comments (0)

image

Mesfushori i Çellsit, Xho Koll përjetoi aksident trafiku, kur me makinën e vet "Ranxh Rover" u përplas në kamion 40 tonëshe.

Në rrugë për stërvitjen e parë të Çellsit, futbollisti 26 vjeçar me makinën e tij që kap vlerën 50.000 paund u përplas në kamionin të tipit "Scania". Ngasësi i kamionit, Xhon Djuri humbi vetëdijën, ndërsa Xho Koll  përpos lëndimeve në dorë, ka shkuar për t'i dhënë ndihmë ngasësit të kamionit. Pastaj ka kërkuar nga Çellsi të dërgojë një makinë për të dërguar Kollin në stërvitje.

"Filimisht ishte i shqetësuar, por pak më vonë u ndje mirë dhe ishte në stërvitjen e parë. Është i lumtur që askush nuk është lëndu ... Lexo me shum

Views: 832 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-08 | Comments (2)

image

Maqedonia është në mes të shteteve të rajonit dhe Evropës Qendrore sipas piraterisë softvere, me shkallë prej 68 për qind në vitin 2007.

Në korniza rajonale, shkallë më të ulët ka Kroacia - 54 për qind, ndërsa përqindje të njëjtë si Maqedonia kanë Bosnja e Hercegovina, Bullgaria dhe Rumania, tregon hulumtimi i zbatuar nga IDC, kompani e pavarur për hulumtim global të tregjeve dhe parashikim të sferës së teknologjisë informatike.  

Serbia vitin e kaluar ka pasur shkallë të piraterisë softvere prej 76 për qind, Shqipëria 78, ndërsa Mali i Zi 83 për qind. < ... Lexo me shum

Views: 794 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-08 | Comments (0)

104

Fansat e thirrin Dr Who

Më shumë se 2.500 veta kanë provuar ta thërrasin në telefon Dr. Who pasi numri i tij i telefonit kishte dalë në shoun televiziv.

Programi televiziv me emrin e protagonistit kryesor, “Dr Who”, të cilin e luan aktori, David Tennant, kishte shfaqur në ekran numrin 07700 900 461, të cilin duhet ta thirrshin në serial për të marrë ndihmë nga doktori.

Mirëpo, që nga koha e shfaqjes së këtij numri rreth 2.500 shikues të serialit e kanë thirrur numrin për të kërkuar ndihmë, duke mos mundur ta dallojnë realitetin dhe filmin.


Madje një fans i serialit është ankuar në faqen e BBC duke shkruar: “E kam thirrur numrin, por aty u paraqit një zë i bezdisshëm nga rrjeti”.
Views: 818 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-08 | Comments (0)

101


Opel Insignia Hatchback edhe më elegante


Në panairin e Londrës, kompania automobilistike Opel, do ta paraqesë edhe versionin me pesë dyer, Opel Insignia Hatchback, i cili është shumë më elegant, mirëpo ka edhe një dozë sportive.



Detajet teknike (motorët me benzinë do të zhvillojnë 115-260 KF, ndërsa ato dizelë 110-160 KF), platforma, trapi dhe gjatësia do të jenë të ngjashme me versionin Sedan, që do të thotë se edhe hapësira e brendshme do të jetë e ngjashme si edhe vëllimi i bagazhit.

OpeL 1

Meqenëse të dy modelet janë shumë të ngjashme, detali në bazë të të cilit do të dallojnë është fshirësi i pasmë, i cili mungon te versioni Sedan, ndërsa është i pranishëm te automjeti me pesë dyer.
Views: 789 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-08 | Comments (0)

100

Meshkujt e vërtetë pinë qumësht me yndyrë!

Një studim i realizuar online me 86 qytetarë të Zelandës së Re, ka zbuluar se qumështin pa yndyrë meshkujt ua kanë rezervuar femrave.

Përqindja e njëzetvjeçarëve të cilët preferojnë qumështin me shumë yndyrë, sipas këtij studimi ishte 35%.

Vetëm meshkujt të cilët kanë probleme shëndetësore dhe ata të cilët kanë frikë se mos shtojnë në peshë, pinë qumësht light, ndërsa adhuruesit e vërtetë të qumështit e preferojnë vetëm qumështin me yndyrë.
Views: 796 | Added by: Arm1n | Date: 2008-07-08 | Comments (0)

Login form
Search
Calendar
«  Maj 2024  »
DiHeMaMeEjPrSht
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
Entries archive
Site friends
  • Create your own site
  • Copyright MyCorp © 2024 Powered by uCoz